• Kontakt
Friday, September 18, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ankohet për pagat e gjyqtarëve/ Rama, kryeministri me rrogën më të lartë në rajon (shifrat)

11:38 : 18/09/2026
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Sa herë që Edi Rama është në vështirësi politike, siç i ka ndodhur aktualisht me protestën mbi 100-ditore dhe skandalet e shpërndara nga ish-zëvendësi i tij, Arben Ahmetaj, kryeministri sajon nga një “kundërshtar”.

Kur nuk ndodh që “fajin e ka Saliu”, ai krijon ndonjë konflikt me sistemin e drejtësisë. Këtë betejë po zhvillon së fundmi me gjyqtarët, pasi këta të fundit kërkojnë indeksimin e pagës së tyre, sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Këtë të Dielë, Rama u shfaq në rrjete sociale, ku deklaroi: “Me rritjen e kërkuar me llogarinë vetë Zot vetë Shkop, paga mesatare e gjyqtarëve bëhet më e lartë se në Greqi, Rumani e Slloveni dhe 140% më e lartë se në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa në raport me administratën shqiptare ajo kërcen në 470% më shumë…”.

Në foto: Kryeministri Edi Rama, duke folur në rrjete sociale për pagat e gjyqtarëve

Me populizmin që e karakterizon, Edi Rama paraqiti shifrat e gjyqtarëve shqiptarë, krahasuar me ato të vendeve të rajonit. Megjithatë, ai nuk ka bërë asnjëherë një krahasim të tillë, për pagën e vetë.

Lexo edhe:

Mali i Zi shpall modelin e ri të pagave, nga janari 2027 rroga minimale deri në 1400 euro

Tabaku i kujton Ramës 110 ditë protesta: Provo dil, të tërheqin zvarrë…

Këtë po e bën “Boldnews.al”, referuar të dhënave të përpunuara nga “Chatgpt”, një platformë që edhe Rama e përdor herë pas here, për të shpërndarë informacion statistikor që i shkojnë në vijën e tij politike.

Sipas informacionit të platformës, rezulton se Edi Rama, pra kryeministri i Shqipërisë, ka pagën më të lartë, krahasuar me të gjithë homologët e tij në Ballkanin Perëndimor. Përjashtim bën vetëm Greqia, e cila, është e vetmja anëtarë e Bashkimit Europian në zonën tonë. Të dhënat më poshtë jepen në shifra bruto, pra pagat para se të paguhen taksat.

Rama, me kryepagën e Rajonit

Në bazë të të dhënave publike, rezulton se Edi Rama ka pagë mujore mesatare bruto rreth 4 mijë euro, ose rreth 48 mijë euro në vit.

Në foto: Të dhënat e “Chatgpt”. Rama ka pagën më të lartë në rajon

Në vendin e dytë renditet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Paga e tij mujore bruto llogaritet në rreth 2950 euro në muaj ose për një total prej 35.400 euro në vit.

Hristian Mickovski, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, paguhet me një rrogë mujore në shumën 2280 euro. Në vit, paga e tij zyrtare përllogaritet në vlerën 27.360 euro, duke i renditur në vendin e tretë.

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç vijon listën, në vendin e katërt, me pagë mujore bruto në shumën 2061 euro, një shumë që në një vit arrin në një total afërsisht 24.732 euro.

Lista e pagave për drejtuesit politik të Rajonit mbyllet me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Të dhënat e përpunuara nga “Chatgpt” tregojnë se ai paguhet me një rrogë mujore në shumën rreth 2051 euro. Në vit, Vuçiç përfiton pagë bruto në vlerën 21.600 euro.

Rekord tjetër i Ramës

“Boldnews.al” kërkoi të dhëna edhe lidhur me sa herë më e lartë ishte paga e kryeministrave të Rajonit, në krahasim me të ardhurat mesatare të qytetarëve të vendeve të tyre.

Duke përjashtuar sërish Greqinë, rroga e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, rezulton se është më e larta, krahasuar me të ardhurat mesatara të vendit.

Në foto: Të dhënat e “Chatgpt”. Rama ka pagën më të lartë në rajon, në krahasim me rrogat mesatare

Paga e Edi Ramës rezulton se është 4.3 herë më e lartë se sa paga mesatare vjetore në vend.

Në Kosovë, kryeministri Albin Kurti rezulton se ka një rrogë 4.1 herë më të lartë se mesatarja e shtetit që drejton.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut llogarit një pagë 3.1 herë më të lartë se sa rroga mesatare e vendit të tij.

Më tej, kryeministri malazez, Milojko Spajiç e ka pagën 2 herë më të lartë se rroga mesatare në atë vend.

Në Serbi, Aleksandër Vuçiç ka një pagë, afërsisht 1.7 herë më të lartë se sa rroga mesatare e serbëve të punësuar.

Etiketa: Edi Ramamagjistratepagashifra

Lajme të lidhura

RAJONI

Mali i Zi shpall modelin e ri të pagave, nga janari 2027 rroga minimale deri në 1400 euro

11:20 : 18/09/2026
AKTUALITET

Tabaku i kujton Ramës 110 ditë protesta: Provo dil, të tërheqin zvarrë…

10:21 : 18/09/2026
AKTUALITET

Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë te “Vila e Kuqe”, nesër udhëton drejt SHBA

08:35 : 18/09/2026
AKTUALITET

Miratohet projektligji i PS-së për pagat e magjistratëve

08:33 : 18/09/2026
AKTUALITET

Mbyllet protesta e 110-të kundër Ramës në Tiranë

22:56 : 17/09/2026
AKTUALITET

Sikur piktori ta ndihmonte Kosovën aq sa e mbështeti Beogradin, shqiptarët do të ishin sot më të fortë

22:00 : 17/09/2026

TË GJITHA

Ankohet për pagat e gjyqtarëve/ Rama, kryeministri me rrogën më të lartë në rajon (shifrat)

11:38 : 18/09/2026

Mali i Zi shpall modelin e ri të pagave, nga janari 2027 rroga minimale deri në 1400 euro

11:20 : 18/09/2026

Pse bankat evropiane po e heqin arin e tyre nga SHBA-ja?

11:04 : 18/09/2026

Përfshihet nga flakët automjeti në një parkim nëntokësor në Fier, banorët në panik

11:00 : 18/09/2026

Shkuan në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, 50 veteranët mbërrijnë në Portin e Durrësit

10:53 : 18/09/2026

Përpasje në orët e vona të natës mes Bardhit dhe Zegjinesë: A u martove Gazo…

10:42 : 18/09/2026

Pak orë pas miratimit në Kuvend/ Begaj dekreton ligjin për pagat e magjistratëve

10:40 : 18/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com