E premte, 18 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

E PAPRITUR – Arbër Hoxha “fluturon” drejt Emirateve, zbulohet shifra e transferimit

Ilustrim · Vizion Plus

Arbër Hoxha do vijojë karrierën në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat kroate, lojtari shqiptar është shumë pranë transferimit te Al Wahda, klub me bazë në Abu Dhabi.

Marrëveshja parashikon një shumë prej 2.5 milionë eurosh, ndërsa Dinamo do të përfitojë gjithashtu bonuse dhe do të ruajë 10% të kartonit në rast të një transferimi të ardhshëm.

Largimi i 27-vjeçarit vjen në mënyrë të befasishme. Vetëm dy ditë më parë, Hoxha ishte titullar për Dinamon në përballjen ndaj Hapoel Beer Sheva në Europa League, takim që përfundoi në barazim pa gola.

Hoxha iu bashkua Dinamos në janar të vitit 2024 nga Slaven Belupo dhe gjatë aventurës në Zagreb u kthye në një nga lojtarët e rëndësishëm të skuadrës.

Ai regjistroi 117 paraqitje, 14 gola dhe 15 asistime, ndërsa fitoi edhe trofe me klubin kroat.

Për Hoxhën, kjo është një kthesë e papritur në karrierë, pasi vetëm pak ditë më parë ishte pjesë e formacionit titullar të Dinamos në arenën europiane. Tashmë, shqiptari është pranë një aventure të re në Lindjen e Mesme.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.