Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Paga më të larta në Malin e Zi, qeveria prezanton “Euro Model”: Nga janari rroga minimale deri në 1400 euro

Shkruar nga Newsbomb
Paga më të larta në Malin e Zi, qeveria prezanton “Euro
Milojko Spaji?, kryeministri i Malit te Zi

Kryeminmisti i Malit të Zi, Milojko Spajić ka bërë prezantimin e modelit të ri të rritjes së pagave, i cili mbart emrin “Euro Model”, dhe pritet të hyjë në fuqi që nga janari i vitit 2027. Sipas kryeministrit reforma parashikon rritje të ndjeshme të pagave minimale, të cilat do të bazohen në nivelin e arsimit. Ku konkretisht punonjësit me arsim fillor ose më të ulët do të kenë një pagë minimale neto prej 1,000 eurosh, ata me arsim të mesëm të paktën 1,250 euro, kurse ata me arsim të lartë deri në 1,400 euro në muaj. Aktualisht pagat minimale për arsimin fillor dhe atë të mesëm fillojnë nga 600 euri, ndërsa për arsimin e lartë 800 euro.

Kjo reformë nuk do të prekë vetëm pagat minimale por edhe ato që ndodhen mbi këtë nivel, kryeministri malazez deklaroi se ulja e barrës tatimore mbi punën do t’u mundësojë punonjësve të përfitojnë një pjesë më të madhe të shumës që punëdhënësi paguan për pagën. Si shembull, kryeministri përmendi një punonjës që aktualisht merr 1,600 euro neto, ndërsa punëdhënësi shpenzon rreth 1,980 euro. Sipas modelit të ri, me të njëjtin shpenzim nga punëdhënësi, paga neto e punonjësit do të mund të arrijë në 1,870 euro.

Reforma pritet të prekë mbi 250 mijë të punësuar si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat. Paralelisht me rritjen e pagave, këto ndryshime ligjire parashikojnë ta çojnë edhe pensionin minimal në mbi 500 euro. Po ashtu sipas kryeministrit, pensionistët do të marrin një pagesë shtesë prej 100 eurosh në dhjetor, pa pritur hyrjen në fuqi të reformës së re.

Kryeministri e ka paraqitur reformën si pjesë të transformimit ekonomik të Malit të Zi dhe si një përpjekje për të frenuar largimin e të rinjve nga vendi. Ai deklaroi se analizat e qeverisë parashikojnë që paga mesatare neto në Mal të Zi të rritet nga rreth 1,000 euro aktualisht në mbi 1,400 euro në një periudhë relativisht të shkurtër.

Spajić  u bëri thirrje edhe malazezëve që jetojnë jashtë vendit të kthehen në atdhe. “Nuk keni më nevojë të zgjidhni mes familjes dhe një jete dinjitoze. Kthehuni. Mali i Zi po ju pret. Është koha të jetoni sipas Euro Modelit”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese