I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet në Peshkopi 40-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore

18 Shtator 2026 | 11:49

Një 40-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Peshkopi. Arrestimi i tij ka ardhur pasi 40-vjeçari rezulton i dënuar në Itali me 9 vjet burgim për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

I arrestuari është identifikuar si Gëzim Dani alias Gëzim Hidri. Ai rezulton një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Policia po vijon punën për ekstradimin e tij drejt Italisë.

“Policia e Shtetit/ Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me DVP Dibër, faza e radhës e operacionit të koduar “Fast”.

Kapet në Peshkopi, 1 shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar në Itali, me 9 vjet burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Në vijim të bashkëpunimit nëpërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania) në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Dibër, finalizuan një tjetër fazë të operacionit të koduar “Fast”, gjatë së cilës u kap në Peshkopi dhe u arrestua shtetasi: -Gëzim Dani alias Gëzim Hidri, 40 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, me vendimin e datës 15.11.2021, e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, sepse ka shfrytëzuar vajza nga Evropa Lindore, për prostitucion, në zonën e Napolit, në vitin 2009.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurën për ekstradimin e 40-vjeçarit, në Itali”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Begaj dekretoi pagat e reja të magjistratëve, Bardhi: Çështja nuk lidhet vetëm me pagat, prek rolin e Kushtetueses

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi presidenti Bajram Begaj dekretoi pagat e reja të magjistratëve. Bardhi e ka kritikuar...
11:46 | 18/09/2026

Përfundon mbledhja e Ramës me ministrat dhe drejtuesit politikë, detaje nga diskutimet (VIDEO)

Ka përfunduar mbledhja e kësaj të premte e kryeministrit Edi Rama me ministrat dhe drejtuesit politikë në “Vilën e kuqe” në Sauk. Takimi nisi në...
11:42 | 18/09/2026

Rekomandimet e KiE për paraburgimin, Gogu: Po rishikojmë Kodin e Procedurës Penale

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi se rekomandimet e Këshillit të Evropës po shërbejnë si një nga bazat e punës për rishikimin e Kodit të...
11:00 | 18/09/2026