POLITIKË /

Diskutimet për ligjin e ri të pagave, Rama fton KLGJ e KLP: Mos e harroni se pagat më të larta, erdhën nga vula e PS

Shkruar nga Versus

Diskutimet për ligjin e ri të pagave, Rama fton KLGJ e KLP: Mos e

Pas miratimit të projektligjit pë rritjen e pagave të gjyqtarëve e prokurorëve me 8500 lekë, kryeministri Edi Rama bëri një reagim në rrjetin e tij social ku ftoi drejtuesit e KLP e KLGJ për të qenë pjesë e tryezës ku do diskutohet një zgjidhje afatgjatë për pjesën e pagave.

Ai u kërkoi magjistratëve që të mos harrojnë se rritja e pagave dhe pavarësia e tyre, sipas tij erdhi nga vullneti i qeverisë socialiste. 

“Uroj dhe besoj që përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor, që nga drejtuesit e dy këshillave dhe me radhë drejtuesit e institucioneve të gjyqësorit, do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për t’u ulur së bashku në një tryezë pune pa humbur kohë, e për të adresuar temën e sistemit të pagave të magjistratëve në funksion të një zgjidhjeje të qëndrueshme afatgjatë, e cila i garanton ata përgjithnjë po njëkohësisht garanton edhe ekuilibrin e përgjithëhershëm të piramidës shtetërore të pagave. Tryeza jonë do të mirëpresë edhe pjesëmarrjen e ekspertëve të Këshillit të Europës, si edhe kontributin e Komisionit Europian për Efiçencën e Drejtësisë. Magjistratët e Shqipërisë nuk duhet ta harrojnë se shkalla e tyre deri dje e paimagjinueshme e pavarësisë dhe trajtimi i tyre me pagat më të larta në Republikën e Shqipërisë dhe ndër më të lartat në rajon, nuk ranë nga qielli, po mbajnë vulën e vullnetit të kësaj shumice qeverisëse, e cila nuk do konflikt me gjyqësorin po bashkëveprim institucional, në respekt të pavarësisë së ndërsjellë. E nëse kemi mosdakordësi, na takon t’i trajtojmë me urtësi dhe durim duke dhënë një shembull dinjiteti shtetëror për qytetarët tanë e njëkohësisht edhe për partnerët e Shqipërisë"- shkroi Rama. Versus.al

Poll