Bota

Trump paralajmëron vendim të rëndësishëm për Iranin!

Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump paralajmëroi se po i afrohet një kthese kritike në luftën me Iranin, lidhur me faktin nëse duhet të rifillojë sulmet masive në një përpjekje për ta mbyllur konfliktin me Republikën Islamike.

Më duhet të marr një vendim të rëndësishëm për Iranin. A dua t’i sulmoj dhe t’i shkatërroj ata apo jo? Eshtë një vendim i madh. Gjithçka mund të ndodhë.

Edhe pse Trump ka bërë kërcënime të ngjashme më parë, komentet e tij vijnë përpara një takimi të planifikuar të martën e ardhshme me udhëheqësit e gjashtë vendeve të Gjirit, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Lidhur me këtë takim, Amerika lejoi presidentin e Iranit, Mahsud Pezeshkian që të marrë pjesë në takimin e përvitshëm që mbledh liderët e mbarë botës në OKB, por lëvizjet e delegacionit iranian do të jenë të kufizuara.

Ndërkohë, tensionet mes dy vendeve vijojnë të intensifikohen në Ngushticën e Hormuzit.

Garda Revolucionare Islamike njoftoi se goditi një cisternë nafte me flamur të Togos, gjatë një sulmi që e cilësoi si përpjekje të paligjshme të mjetit ujor për të kaluar në rrugën jetike globale për transportin e naftës.

Marina e Gardës paralajmëroi se kalimi i paautorizuar nëpër ngushticë do të rezultonte në shkatërrimin e çdo anijeje që shkelte rregullat e vendosura nga Irani. Republika Islamike ka marrë kontrollin mbi rrugën ujore që kur SHBA-të dhe Izraeli nisën luftën më 28 shkurt.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.