Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ligji i ri për pagat në drejtësi, Edi Rama me ftesë për magjistratët: Të ulemi në një tryezë dhe të gjejmë zgjidhje afatgjate, nuk duam konflikt

Shkruar nga Newsbomb
Ligji i ri për pagat në drejtësi, Edi Rama me ftesë për
Kryeministri Edi Rama

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, u ka bërë thirrje drejtuesve të institucioneve të sistemit gjyqësor që të ulen në një tryezë të përbashkët pune për të diskutuar skemën e pagave të magjistratëve.

Pak orë pas miratimit në Kuvend të ndryshimeve që lidhen me pagat, kryeministri bën me dije se synimi i kësaj ftese është gjeta e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe afatgjatë, e cila garanton trajtimin e magjistratëve, por edhe ruan ekuilibrin e përgjithshëm të piramidës së pagave në administratën shtetërore.

Në tryezën e propozuar pritet të përfshihen edhe ekspertë të Këshillit të Europës dhe përfaqësues të Komisionit Europian për Efiçencën e Drejtësisë. Ndërkohë që thekson më tej nevojën për bashkëpunim institucional dhe dialog mes pushteteve, duke e lidhur diskutimin me ruajtjen e pavarësisë së gjyqësorit dhe trajtimin e mosdakordësive përmes dialogut.

“Uroj dhe besoj që përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor, që nga drejtuesit e dy këshillave dhe me radhë drejtuesit e institucioneve të gjyqësorit, do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për t’u ulur së bashku në një tryezë pune pa humbur kohë, e për të adresuar temën e sistemit të pagave të magjistratëve në funksion të një zgjidhjeje të qëndrueshme afatgjatë, e cila i garanton ata përgjithnjë po njëkohësisht garanton edhe ekuilibrin e përgjithëhershëm të piramidës shtetërore të pagave. Tryeza jonë do të mirëpresë edhe pjesëmarrjen e ekspertëve të Këshillit të Europës, si edhe kontributin e Komisionit Europian për Efiçencën e Drejtësisë. Magjistratët e Shqipërisë nuk duhet ta harrojnë se shkalla e tyre deri dje e paimagjinueshme e pavarësisë dhe trajtimi i tyre me pagat më të larta në Republikën e Shqipërisë dhe ndër më të lartat në rajon, nuk ranë nga qielli, po mbajnë vulën e vullnetit të kësaj shumice qeverisëse, e cila nuk do konflikt me gjyqësorin po bashkëveprim institucional, në respekt të pavarësisë së ndërsjellë. E nëse kemi mosdakordësi, na takon t’i trajtojmë me urtësi dhe durim duke dhënë një shembull dinjiteti shtetëror për qytetarët tanë e njëkohësisht edhe për partnerët e Shqipërisë”, shkruan Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese