web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Me akuza e dënime për tentativë vrasjeje/ Arrestohen në Itali 2 shqiptarë

18 Shtator 2026, 11:42, Kronika CNA

Me akuza e dënime për tentativë vrasjeje/ Arrestohen në

Arrestohen në Itali dy shtetas të dënuar/akuzuar për tentativë vrasjeje me mjet prerës, shitje të lëndëve narkotike dhe posedim të kundërligjshëm të municionit luftarak.

Policia e Shtetit njofton se përmes homologëve të Interpol Romës, u finalizuan dy faza të tjera të operacionit të koduar “The Wanted”, të cilat rezultuan me arrestimin në Itali, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, të 2 shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Konkretisht, u arrestuan shtetasit:

Muhamet Bedulla, 33 vjeç, të cilin Gjykata e Korçës, në vitin 2018, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. Në vitin 2017, ky shtetas ka tentuar të vrasë shtetasin A. S. (babai i shtetasit me të cilin ishte konfliktuar në Korçë), të cilin e ka plagosur tri herë me mjet prerës (thikë).

Nga dënimi i 33-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet dhe 4 muaj burgim;

U. B., 26 vjeç, të cilit Gjykata e Elbasanit, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vitin 2024, shtetasi U. B. është kapur duke shitur lëndë narkotike kanabis sativa, dhe akuzohet se ka mbajtur në banesë, sasi të konsiderueshme fishekësh luftarakë dhe 2 krehra pistolete./CNA 

 





Lajmet e fundit nga