Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Mbushet sheshi “Skëndërbeu”, me imazhin e Hashim Thaçit të stampuar në bluzë, Endriti i bashkohet protestës së tretë, të pranishëm dhe politikanë (DETAJE-FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Mbushet sheshi “Skëndërbeu”, me imazhin e Hashim
Politikanë të pranishëm në protestën në Prishtinë, i pranishëm dhe Endrit Thaçi

Kanë nisur grumbullimet e qytetarëve në sheshin “Skëndërbeu” në Prishtinë, ku siç ishte dhe njoftuar më parë shqiptarë pritet të bëhen mesditën e sotme të gjithë bashkë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët u dënuan në Hagë me 81 vite burg në total.

Teksa për pak minuta pritet që të mbahet protesta në zemër të Prishtinës, Ambasada Amerikane ka dalë me njoftim duke kërkuar shmangien e zonës në rast se mund të ketë tensione. Ndërsa mësohet se që në minutat e para të protestës sheshi është mbushur plot me qindra qytetarë  dhe figura të njohura të politikës, në mesin e tyre Ramush Haradaniaj, Time Kadriu, dhe përfaqësues të OVL-UÇK, të cilët me këngë patriotike dhe flamujt e UÇK-së në duar janë gati për turbimin e sotëm.

Ashtu siç dhe e njoftoi dje, në minutat e para të protestës në shesh ka mbërritur dhe djali i Hashim Thaçit,  Endriti, i cili është shfaqur i veshur me një bluzë e cila është stampuar me imazhin e të atit dhe logon e UÇK-së. 

Pamje nga grumbullimi i sotëm: 

Mbushet sheshi “Skëndërbeu”, me imazhin e Hashim
 
Mbushet sheshi “Skëndërbeu”, me imazhin e Hashim
 
Mbushet sheshi “Skëndërbeu”, me imazhin e Hashim
 
Mbushet sheshi “Skëndërbeu”, me imazhin e Hashim
 
Mbushet sheshi “Skëndërbeu”, me imazhin e Hashim
 

“Disa organizata të mëdha kanë njoftuar demonstrata të mëdha për të premten, më 18 shtator, në orën 12:00 në Sheshin Skënderbej. Këto demonstrata mund të shkaktojnë turma të mëdha, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të rënda të trafikut në zonat përreth. Për shkak të grumbullimeve të mëdha dhe ndërprerjeve të trafikut, ju lutemi shmangni Sheshin Skënderbej dhe zonat përreth gjatë kësaj kohe” shkruhet në njoftimin e bërë nga Ambasada.

Sakaq mësohet se masa të shumta policie ndodhen në terren, ndërsa deri më tani bëhet me dije se është bllokuar qarkullimi i makinave në rrugën “Luan Haradinaj”.

Në lidhje me organizimin e tubimit të sotëm në mbështetje të krerëve të UÇK-së, Policia e Kosovës ka dalë me një komunikatë për mediat, përmes së cilës ka kërkuar që të mos hidhen sende apo mjete të forta, të mos përdoren maska dhe që protesta të zhvillohet në mënyrë të qetë e të sigurt.

“Me qëllim të garantimit të rendit e sigurisë publike, mbrojtjes së jetës dhe pronës si dhe ofrimit të sigurisë ndaj qytetarëve e pjesëmarrësve në protestë, Policia e Kosovës iu bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në çdo protestë që të respektojnë dispozitat ligjore dhe udhëzimet e zyrtarëve policorë, të tregojnë kujdes e maturi gjatë protestimit, të mos hedhin gjësende e mjete të forta, të mos përdorin maska dhe të kontribuojnë që protesta të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe të sigurt” thuhet në komunikatën e lëshuar.

Tubimi i sotëm që po mbahet në zemër të Prishtinës përkon me ditën e tretë të protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese