Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Hyseni, Sadushi dhe Papajorgji, tre shqiptarët që po punojnë për Kongresin botëror të juristëve, do dekorohet presidenti Italian

Shkruar nga Newsbomb
Hyseni, Sadushi dhe Papajorgji, tre shqiptarët që po punojnë
Kongresi boteror i juristeve

Nuk është më një sekret dhe lajmi është shpërndarë gjerësisht në rrjetin social X: Kongresi i Juristëve botërore do të mbahet në Shqipëri në maj 2027 dhe kjo, falë përpjekjeve të degës së këtij forumi të lartë në Shqipëri që drejtohet nga Alket Hyseni, por edhe dy krerëve më të lartë të drejtësisë, kryetares së gjykatës kushtetuese Fiona Papajorgji dhe kreut të gjykatës së lartë Sokol Sadushi.

Viktor Olea zbulon në rrjetin social X se gjatë kongresit vitin e ardhshëm në Tiranë çmimi më I lartë që jep ky kongres do ti jepet presidentit Italian Sergio Mattarela. “Do të jetë një aktivitet I jashtëzakonshëm” shkruan Olea në X.

Ndërkohë, sikurse u lajmërua një ditë më parë në punimet e kongresit që u mbajt në Itali, në eventin që do të mbahet vitin e ardhshëm në Tiranë do të jetë edhe Mbreti I Spanjës Felipe që vjen për herë të parë në Shqipëri.

Kohë më parë, edhe kryeministri Rama u impenjua me deklarata për këtë aktivitet duke thënë se mbledhja e juristëve më të medhenj botëror në Shqipëri, është një ngjarje shumë e veçantë për vendin që ai drejton.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese