LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Pas vendimit të Hagës, Prishtina ngrihet në protestë/ Policia kërkon dokumente identifikimi për pjesëmarrësit, protestuesit kundërshtojnë

• Ditën e sotme në Prishtinë është mbajtur protesta e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë e cila dënoi me 81 vite burg katër ish-krerët e UÇK-së. • Protesta ka nisur në orën 12:00 në sheshin “Skënderbeu” dhe gjatë zhvillimit ka qenë paqësore. • Thirrja për protestë u bë një ditë më parë nga Gazmend Syla i OVL-UÇK-së, i cili tha se vendimi është marrë pas takimit të Këshillit Drejtues të organizatës. • Në lidhje me këtë, Policia e Kosovës ka marrë masa të rrepta për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës. • Ajo u ka bërë thirrje pjesëmarrësve të jenë të qetë, të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve dhe të shmangin çdo veprim që mund të cenojë sigurinë publike. • Në nisje të saj protesta u shoqërua me tensione dhe përplasje, pasi policia kërkoi dokumentet e identifikimit për pjesëmarrësit. • Kjo kërkesë shkaktoi reagime dhe debate mes efektivëve dhe qytetarëve, të cilët e kanë kundërshtuar këtë veprim. • Nga ana tjetër, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka paralajmëruar shtetasit amerikanë për protestën e cila do të zhvillohet ditën e sotme në Prishtinë. • Përmes një njoftimi zyrtar, ajo u ka bërë thirrje shtetasve amerikanë që ndodhen në Kosovë që të shmangin tubimin në sheshin “Skënderbeu”, duke shtuar se tubimet mund të shoqërohen me grumbullime të mëdha njerëzish, bllokime të rrugëve dhe vështirësi të konsiderueshme në qarkullimin rrugor në zonat përreth. • Protesta është paralajmëruar në Prishtinë pas dënimit me 81 vite burg, në total, të disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, çështje që ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë. 

5 artikuj për këtë temë.

10 ORE ME PARE

Protesta në Prishtinë/ Djali i Jakup Krasniqit: Nuk duhet të dorëzohemi, ajo që ndodhi në Hagë prek sakrificën e çdo dëshmori (VIDEO)

Pas vendimit të Hagës, Prishtina ngrihet në protestë/
Jakup Krasniqi

PRISHTINA- Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi i është bashkuar protestës së mbajtur sot në sheshin në Prishtinë në mbështetje të UÇK. Gjatë fjalës së tij para pjesëmarrësve, ai është shpehur se ajo që ndodhi në Hagë, prek sakrificën e çdo dëshmori, çdo veterani dhe çdo të zhdukuri familjet e të cilëve ende e kërkojnë trupat e tyre. 

Ai theksoi se familjet dhe mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së, nuk duhet të dorëzohen, duke shtuar se do të vazhdojnë të kërkojnë drejtësi. Në fund, ai i bëri thirrje partive politike ta lënë anash poltikën dhe të bëhen bashkë në lidhje me këtë rast.

“Sot janë jo vetëm si biri i njeriut që po i bëhet padrejtësi, por si biri i këtij populli. Ajo që ndodhi në Hagë, prek sakrificën e çdo dëshmori, çdo veterani, çdo të zhdukuri familjet e të cilëve ende e kërkojnë. Sot nuk duhet të dorëzohemi sepse nëse ne dorëzohemi do të na gjykojë jo vetëm historia por edhe e ardhmja. Për 6 vjet kemi kërkuar drejtësi dhe do vazhdojmë të kërkojnë drejtësi. Sot i bëjmë thirrje edhe të gjithë partive politike të lëmë anash të gjitha dallimet dhe le të bëhemi bashkë”, tha ai./Dosja.al

10 ORE ME PARE

Protesta në Prishtinë/ Djali i Kadri Veselit: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore dhe drejtësia e tyre (VIDEO)

Pas vendimit të Hagës, Prishtina ngrihet në protestë/
Klestor Veseli

PRISHTINA- Djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli po merr pjesë në protestën e cila po zhvillohet në Prishtinë. Gjatë një prononcimi për mediat, Klestor Veseli u shpreh se nuk e ka humbur besimin te bota perëndimore dhe drejtësia e saj. Ai theksoi se familjet dhe mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së po kërkojnë korrigjim të një gabimi që ka qenë i zhytur në politikë.

“Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore, tek drejtësia e tyre. Ne vetëm po kërkojmë korrigjim të një gabimi që ka qenë i zhytur në politikë. Faleminderit edhe juve që po i kushtoni vëmendje kësaj pune”, tha Veseli./Dosja.al

11 ORE ME PARE

Protesta në Prishtinë/ Ambasada amerikane: Shmangni sheshin “Skënderbeu”

Pas vendimit të Hagës, Prishtina ngrihet në protestë/
Foto ilustruse

PRISHTINA- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka paralajmëruar shtetasit amerikanë për protestën e cila do të zhvillohet ditën e sotme në Prishtinë. Përmes një njoftimi zyrtar, ajo u ka bërë thirrje shtetasve amerikanë që ndodhen në Kosovë që të shmangin tubimin në sheshin “Skënderbeu”, duke shtuar se tubimet mund të shoqërohen me grumbullime të mëdha njerëzish, bllokime të rrugëve dhe vështirësi të konsiderueshme në qarkullimin rrugor në zonat përreth.

Protesta është paralajmëruar në Prishtinë pas dënimit me 81 vite burg, në total, të disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, çështje që ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë. Ambasada amerikane thekson se situata mund të sjellë kufizime në qarkullim dhe grumbullime të mëdha në qendër të kryeqytetit gjatë orëve të protestës./Dosja.al

12 ORE ME PARE

Ndizen tensionet në Prishtinë pak para nisjes së protestës/ Policia kërkon dokumentet e identifikimit të pjesëmarrësve, qytetarët kundërshtojnë (VIDEO)

Pas vendimit të Hagës, Prishtina ngrihet në protestë/
Pamje

PRISHTINA- Protesta e paralajmëruar në Prishtinë është shoqëruar me tensione dhe përplasje, pasi policia ka kërkuar dokumentet e identifikimit për pjesëmarrësit. Kjo kërkesë ka shkaktuar reagime dhe debate mes efektivëve dhe qytetarëve, të cilët e kanë kundërshtuar këtë veprim. 

Protesta është thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila është parashikuar të nis në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu”, duke theksuar se ajo do të jetë paqësore. Nga ana tjetër, Policia e Kosovës ka marrë masa të rrepta për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës. Ajo u ka bërë thirrje pjesëmarrësve të jenë të qetë, të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve dhe të shmangin çdo veprim që mund të cenojë sigurinë publike./Dosja.al

13 ORE ME PARE

“O Hashim ti ku je, UÇK-në këtu e ke”/ Shkuan në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, 50 veteranët mbërrijnë në Portin e Durrësit (VIDEO)

Pas vendimit të Hagës, Prishtina ngrihet në protestë/
Pamje

DURRËS- Vendim i i Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi me 81 vite burg në totoal katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi është pritur me pakënaqësi nga ana e qytetarëve të cilët e kanë konsideruar atë si të padrejtë. Ditën e sotme, rreth 50 veteranët e UÇK-së kanë mbërritur në Portin e Durrësit.

Në duar ata mbajnë flamuj me simbolet e UÇK-së dhe shkrime “Liria ka emër”, ndërsa shprehet të zhgënjyer në lidhje me vendimin. Ata deklaruan se do të vijojnë që t’i mbështesin ndërsa shpresojnë se në Apel vendimi do të ndryshojë.

“O Hashim ti ku je, UÇK-në këtu e ke”, thanë ata njëzëri.

Gjatë një prononcimi për mediat Ismail Selmani bëri apel që pavarësisht zhgënjimeve qytetarët duhet të tregohen të përmbajtur. Ai theksoi se qytetarët duhet të ndjekin këshillën e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të japin një frymë pozitive.

“Hashim Thaçi është një atdhetar prandaj edhe e la detyrën si president, mesazhi i tij ka qenë shumë i qartë. Të ndalohen protestat si në Kosovë edhe në Shqipëri, jo të prishim vendin ku jetojmë. Jepni frymë pozitive, edhe pse jemi të zhgënjyer”, tha Ismail Selmani./Dosja.al

Sondazh

Poll

Prishtina proteston për vendimin e Hagës, djali i Thaçit e Veselit mes protestuesve

Prishtina proteston për vendimin e Hagës, djali i Thaçit e Veselit mes protestuesve

Dita e 111-të e protestës/ Mbyllen fjalimet, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje: Jepe dorëheqjen

Rama: Euro e dobët, duhet reflektim te çmimet

Zjarr në sektorin Rinia në Durrës, banorët dhe zjarrfikësit në luftë me flakët

Rama takime me furnitorë: Po fitoni më shumë se ç’e mban zakoni i mirë

Djali i Jakup Krasniqit: Nuk dorëzohemi, ajo që ndodhi në Hagë prek sakrificën e çdo dëshmori

Djali i Kadri Veselit: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore dhe drejtësia e tyre

Përfshihet nga flakët një automjet në një parkim nëntokësor në Fier, policia nis hetimet

Shkuan në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, 50 veteranët mbërrijnë në Portin e Durrësit

Ndizen tensionet në Prishtinë para protestës/ Policia kërkon dokumentet e identifikimit të...

Pagat e magjistratëve/ Rama: Gjykata Kushtetuese nuk i dikton Kuvendit si të votojë

Rama për pagat e magjistratëve: Askush nuk mund t’i diktojë Kuvendit kur të mblidhet

Rama: Lëvizjet e koordinuara mes shoqatave dhe gjyqësorit dëmtojnë Republikën e Shqipërisë

"SPAK dhe GJKKO janë dy suksese të reformës në drejtësi"/ Rama: KLP dhe KLGJ kanë falimentuar

Rama për opozitën: Të të përzënë nga protesta quhet “amanet mushkat, se kuajt ikën”

“Çështja Becchetti”/ Rama: E ka fituar arbitrazhin por do marrë zero lekë nga shteti shqiptar

Pagat e magjistratëve/ Rama: Të kërkosh rritje sa herë rriten pagat e të tjerëve është lajthitje

Rama për Gjykatën Kushtetuese: Detyra jote është të mos na lejosh ta ngremë dorën gabim...

Protesta e 110-të kundër qeverisë/ Qytetarët rrethojnë komisariatin nr.1, thirrje: Lironi çunat

Bardhi:Kompania që u kap me41kilogramë kokainë, përfitojë nga Qeveria1milion euro nga fondet e IPARD

Diskutimet për pagat e magjistratëve, kryeministri Edi Rama i bashkohet seancës në Kuvend

Marshim i protestuesve/ Policia bllokon hyrjet që të çojnë drejt Kuvendit

Tensione në Kuvend/ Balla- Muçit: E ke ndarë mandatin përgjysmë me Qorin

Dita e 110-të e protestës/ Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

U përplas me protestuesit, Luarasi: Në 730 komente kërkohej pushkatimi ose varja në litar

“Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te IA"/ Korreshi ironizon qeverinë

Protesta qytetare në Tiranë/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë, thirrje

“E qepi gojën”! Berisha për Ramën pas vendimit të Hagës: I futi thikën pas shpine Kosovës

“KAYO skandal i paparë”/ Berisha: Bëhet trafik armësh, e shëmtuar për një vend të NATO-s

Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Spiropali: UÇK u ngrit për të mbrojtur gratë e dhunuara

Balla akuzon Berishën: Takove rusin që hartoi raportin kundër UÇK-së, punove kundër Hashim Thaçit

Vendim i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët

"Evis Sala ka qenë studiuese e rrallë"/ Berisha lavdëron ish-Ministren, thirrje Spahiut...

Përplasje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve, policia shoqëron dy të mitur

Berisha në Kuvend: Jeni bërë ushtarë të Padronit dhe Yeffet-it, po i jepni paratë kompanisë së Ramës

Balla: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?!

Zhupa: Rama shkoi me avion special në Kosovë dhe kërkoi votën për Gjykatën Speciale

Pagat e magjistratëve/ Bardhi: Nuk mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Spahiu bën premtimin në Kuvend: Në janar 2027 do të jetë në Onkologjik

Protestuesit përplasen me policinë, shoqërohet Dritan Goxhaj

Vijojnë tensionet në protestë, qytetarët përmbysin kazanët e mbeturinave para selisë së PD

Protestuesit përplasen me efektivët, policia i’u bën thirrje qytetarëve: Lironi rrugën

Tension mes protestuesve dhe policëve, qytetarët nuk i ndalin thirrjet: Arrestoni Ramën

Pas heqjes së gardhit metalik, protestuesit nisin sërish marshimin drejt Kuvendit

Protestuesit heqin gardhin metalit të vendosur nga policia te Ministria e Brendshme

"Urime Zegjinesë për look-un e ri"/ Muçi: Mos harroni që janë 110 ditë protestë, rinia ju...

"Ta tregoj unë..."/ Tensione te Ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues

Muçi ironizon deputeten socialiste, Zegjine Çaushi i përgjigjet ashpër: O psikopat, na hape barkun

Tensione në protestën jashtë Kuvendit, qytetarët godasin me vezë efektivët e policisë