Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nga reporter i luftës në Kosovë, në parlamentin belg, deputeti i qendrës së majtë ndan foto-kujtimet e 1999 me parlamentaren e re

Shkruar nga Newsbomb
Nga reporter i luftës në Kosovë, në parlamentin belg,
Michel de Maegd dhe Marjana Koçeku

Michel de Maegd është parlamentar belg, por deri në vitin 2019 ka punuar për televizionin RTL-TVI. Si reporter, ai ka qenë prezent me raportime në konfliktin në Kosovë në 1999 dhe në Tiranë. Këto kujtime të luftës, të raportimit nga Kosova e nga Tirana, i ka ndarë ditën e djeshme me deputeten e pavarur në Shqipëri, Marjana Koçeku, të cilën e ka ftuar të flasë në parlamentin belg.

Në fotot që zonja Koçeku i ka hedhur në rrjetet sociale, ai ka pozuar në qendrën e sheshit Skënderbe në Tiranë, nga një helikopter duke parë zonat e rrënuara nga lufta, apo edhe ndërtesat e shkatërruara në Kosovë nga bombardimet serbe. Michel de Maegd ka qenë prezent në mediat shqiptare me deklaratat e veta edhe në mbështetje të protestës së qytetarëve shqiptarë, si një shenjë llogaridhënie.

“Këto dy ditë ndodhem në Bruksel përmes një ftese zyrtare nga parlamenti belg, ku jam e nderueme që takimin e parë ta zhvilloj me deputetin Michel De Maegd. Gëzoj respekt të veçantë për z. De Maegd sepse ai ka mbete një mbështetës i fortë i çështjes shqiptare që në rininë e tij të hershme, sidomos në periudhën 1998-1999, ku ka raportuar si gazetar në luftën e Kosovës. Ndamë disa pikëpamje të përbashkëta për rrugën e Shqipnisë drejt BE-së dhe folëm gjatë për nevojën e pashmangshme për zgjidhjen e plotë të çështjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare, ku ai luan rol të veçantë sidomos në skenën e politikës belge. Në fund më tregoi edhe disa fotografi gjatë luftës, të cilat kam kënaqësinë t’i ndaj edhe me ju”, shkruan Koçeku në postimin e saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese