Operacioni “The Wanted”, arrestohen në Itali dy shqiptarë të kërkuar nga drejtësia shqiptare

18 Shtator 2026 | 12:32

Dy shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Itali, në kuadër të dy fazave të tjera të operacionit të koduar “The Wanted”.

Operacioni është finalizuar falë bashkëpunimit të ngushtë mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane, përmes koordinimit operacional dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Romës.

Sipas Policisë së Shtetit, dy të arrestuarit do të ekstradohen në Shqipëri, ku njëri është dënuar për tentativë vrasjeje, ndërsa tjetri akuzohet për shitje të lëndëve narkotike dhe posedim të paligjshëm të municionit luftarak.

Të arrestuarit janë:

Muhamet Bedulla, 33 vjeç, i dënuar në vitin 2018 nga Gjykata e Korçës me 10 vite burgim për veprën penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë. Sipas autoriteteve, në vitin 2017 ai ka tentuar të vrasë shtetasin A. S., babain e një personi me të cilin kishte pasur konflikt në Korçë. Gjatë ngjarjes, viktima e tentativës së vrasjes është goditur tri herë me mjet prerës, thikë. Nga dënimi i dhënë, Bedullës i kanë mbetur për të vuajtur edhe 3 vite e 4 muaj burgim.

Uendi Bracja, 26 vjeç, ndaj të cilit Gjykata e Elbasanit ka caktuar në vitin 2025 masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Sipas Policisë, në vitin 2024 Bracja është kapur duke shitur lëndë narkotike Cannabis Sativa. Ai akuzohet gjithashtu se ka mbajtur në banesë një sasi të konsiderueshme fishekësh luftarakë dhe dy krehra pistolete.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet në Peshkopi 40-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Një 40-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Peshkopi. Arrestimi i tij ka ardhur pasi 40-vjeçari rezulton i dënuar në Itali me 9 vjet...
11:49 | 18/09/2026

Begaj dekretoi pagat e reja të magjistratëve, Bardhi: Çështja nuk lidhet vetëm me pagat, prek rolin e Kushtetueses

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi presidenti Bajram Begaj dekretoi pagat e reja të magjistratëve. Bardhi e ka kritikuar...
11:46 | 18/09/2026

Përfundon mbledhja e Ramës me ministrat dhe drejtuesit politikë, detaje nga diskutimet (VIDEO)

Ka përfunduar mbledhja e kësaj të premte e kryeministrit Edi Rama me ministrat dhe drejtuesit politikë në “Vilën e kuqe” në Sauk. Takimi nisi në...
11:42 | 18/09/2026