Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli në protestë
Ka nisur protesta e tretë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ku qindra qytetarë së bashku me figura të njohura të politikës janë bërë bashkë duke mbushur plot sheshin “Skëndërbeu” në Prishtinë. Duke brohoritur njëzëri “UÇK, UÇK”, qytetarë, politikanë dhe veteranë të luftës janë shprehur se vendimi i Hagës për të dënuar çlirimtarët ishte i turpshëm.
Ndërkohë, siç mund ta shikoni dhe në videon e sjellë nga newsbomb.al, protestës së sotme i janë bashkuar që në minutat e para dhe fëmijët e çlirimtarëve, Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli, të cilët të veshur me bluzë me logot e UÇK-së, krah njëri-tjetrit, i janë bashkuar thirrjeve të protestuesve.
Sondazh
Poll

