Mali i Zi me paga të reja nga janari, minimalja deri në 1600 euro
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, ka njoftuar se...

Mijëra qytetarë janë mbledhur të premten në kryeqytetin Kosovës duke e kundërshtuar dënimin me burgim për krime lufte të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ditë më parë.
Hashim Thaçi, Kadi Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, të cilët udhëhoqën UÇK-në gjatë luftës së saj kundër forcave serbe më 1998-'99, u shpallën fajtorë më 16 shtator nga ajo që njihet edhe si Gjykata Speciale e Kosovës, për katër akuza për krime lufte.
Ata i kanë mohuar akuzat dhe kanë thënë se do të ankohen ndaj aktgjykimit të Shkallës së Parë në Apelin e Speciales.
Dënimi i tyre me burgim është kritikuar ashpër në Kosovë, ku ata shihen si heronj kombëtarë.
Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë më 1998-'99 thotë se i ka dokumentuar gjithsej 12.230 viktima të luftës, shumica dërrmuese e tyre shqiptarë të vrarë nga forcat serbe.
Protesta e sotme, e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, është vazhdimësi e protestave të mbajtura në vend qëkurse gjykata i shpalli ata fajtorë.
Në protestën që po mbahet në sheshet kryesore të kryeqytetit po marrin pjesë edhe politikanë të lartë, përfshirë kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, deputetë të kësaj partie dhe të Aleancës, përfshirë Ramush Haradinajn.
Protestuesit dëgjoheshin duke brohoritur "UÇK" dhe duke mbajtur në dorë pankarta me mbishkrime kundër vendimit të gjykatës.
Para protestës, Policia e Kosovës u bëri thirrje pjesëmarrësve t’i ndjekin udhëzimet e zyrtarëve policorë, të mos hedhin gjësende e mjete të forta dhe të mos përdorin maska.
Gjatë protestës pranë objektit të Misionit të Bashkimit Europian për Sundim të Ligjit, EULEX, në Prishtinë, i cili u përfshi pjesërisht nga zjarri të mërkurën, kishte protestues të maskuar.
Thaçi, ish-president i Kosovës, u ka bërë thirrje qytetarëve ta ruajnë qetësinë pas aktgjykimit dënues ndaj tij dhe bashkëluftëtarëve të tij.
Avokati i tij, Luka Mishetiq, përcolli mesazhin e Thaçit të enjten, ku ai falënderoi qytetarët për mbështetjen dhe e cilësoi vendimin e 16 shtatorit të padrejtë.
Thaçi, ish-president i Kosovës, dhe Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, u dënuan me nga 25 vjet burgim. Veseli, po ashtu ish-kryetar i Kuvendit, u dënua me 18 vjet burgim, ndërsa Selimi, ish-deputet, me 13 vjet.
Trupi gjykues i shpalli ata përgjegjës penalisht për krimet e luftës të ndalimit arbitrar të 385 njerëzve, trajtimit mizor të 49, torturimit të 303, dhe vrasjen e 96 njerëzve.
Sipas aktgjykimit, viktimat përfshinin shqiptarë të Kosovës që konsideroheshin kundërshtarë të UÇK-së, individë që pretendohej se kishin lidhje me Republikën Federative të Jugosllavisë ose autoritetet serbe, si dhe pjesëtarë të caktuar të pakicave etnike, përfshirë një numër romësh dhe serbësh.
Në anën tjetër, që të katërtit u shpallën të pafajshëm për gjashtë akuzat për krime kundër njerëzimit.
Avokati i Thaçit, Mishetiq, tha se aktgjykimi dënues do të apelohet në Gjykatën e Apelit në Hagë, pasi pretendoi se ka gabime të rëndësishme ligjore dhe faktike që “kanë cenuar” që procesi gjyqësor “të jetë i drejtë”.
Mishetiq shkroi se përgjatë gjithë procesit gjyqësor, mbrojtja ka shprehur shqetësime për drejtësinë procedurale, përfshirë edhe “pyetjet e shumta të bëra nga anëtarët e trupit gjykues që nuk krijonin përshtypjen e paanshmërisë”.
Mbrojtja, sipas tij, argumentuan se gjetjet e trupit gjykues për fajësinë e provuar përtej dyshimit të arsyeshëm mbështeten në prova të pamjaftueshme.
Ndërkohë, edhe Prokuroria mund të ankohet në Apel pasi trupi gjykues i hodhi poshtë akuzat ndaj tyre për krime kundër njerëzimit.
Prokurorja e Specializuar Kimberly West ka thënë se zyra e saj do t’i shqyrtojë edhe këto pjesë të aktgjykimit./rel
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, ka njoftuar se...
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka bë...
Mbreti Çarls i ka paralajmëruar drejtuesit e inteligjencës...
Një gjykatë mund të përcaktojë se kush është penalisht për...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar një ditë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me udhëh...
“Gjykata supreme” e Metës i ka urdhëruar kompanisë teknolo...
Kryeministri i Suedisë Ulf Kristersson ka dhënë dorëheqjen...
Procesi i apelit mund të sjellë ndryshime në dënimet që Dh...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-pres...
Një pjesë të objektit të Misionit të Bashkimit Europian pë...
Kongresi i Shteteve të Bashkuara e miratoi të mërkurën një...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, s...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me u...
Sulmet ajrore ruse në qytetet ukrainase të Kievit dhe Odes...
Për të dytin vit radhazi, qeveria amerikane i ka mohuar Pr...
Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi me tarifa të rën...
Më shumë se 1,000 fëmijë kanë humbur jetën nga një shpërth...
Ministri për Punën, Familjen dhe Vlerat e UÇK-së Andin Hot...
Marrëveshja nënvizon një shtytje më të gjerë nga prodhuesi...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Shtetit ka finalizuar fazën e radhës të operacio...
Arrestohen në Itali dy shtetas të dënuar/akuzuar për tenta...
Lirohen 25 protestuesit e shoqëruar dje në komisariatet e ...
Një aksident i rëndë rrugor u shënua në orët e para të mën...
Fermerët e fshatit Biranj në Korçë po përballen me pasoja ...
Për shumë familje shqiptare, mbyllja e muajit mbetet një m...
Edhe për ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kush...
Numri i personave mbi 64 vjeç që vijojnë të jenë të punësu...
Mijëra qytetarë janë mbledhur të premten në kryeqytetin Ko...
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, ka njoftuar se...
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka bë...
Mbreti Çarls i ka paralajmëruar drejtuesit e inteligjencës...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “Se...
Ka nisur mbrëmjen e sotme edicioni i tretë i “Serenights F...
Në fillim të viteve 1930, shoqëria shqiptare po përjetonte...
Ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Reshat Arban...
Kalimi nga puna informale në një deklarim të plotë mund të...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 79.4 lekë dh...
Qeveria propozoi të krijojë rezervën strategjike të naftës...
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka shpallur G.P.G. COMP...