BOTA /

"Nuk duhet të dorëzohemi", djali i Jakup Krasniqit: Vendimi i Hagës prek sakrificën e çdo dëshmori

Krasniqi u bëri thirrje partive politike për bashkim.

Shkruar nga Versus

"Nuk duhet të dorëzohemi", djali i Jakup Krasniqit: Vendimi

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit i cili u dënua me 25 vite burg, foli para qytetarëve në protestën e sotme në sheshin "Skënderbeu" ku bëri thirrje që askush të mos dorëzohej.

Ai tha se vendimi i Hagës prek sakrificën e bërë nga dëshmorët dhe veteranët, ndërsa u kërkoi partive politike të bëheshin bashkë në këtë kauzë. 

“Sot jam jo vetëm si biri i njeriut që po i bëhet padrejtësi, por si biri i këtij populli. Ajo që ndodhi në Hagë, prek sakrificën e çdo dëshmori, çdo veterani, çdo të zhdukuri familjet e të cilëve ende e kërkojnë. Sot nuk duhet të dorëzohemi sepse nëse ne dorëzohemi do të na gjykojë jo vetëm historia por edhe e ardhmja. Për 6 vjet kemi kërkuar drejtësi dhe do vazhdojmë të kërkojmë drejtësi. Sot i bëjmë thirrje edhe të gjithë partive politike të lëmë anash të gjitha dallimet dhe le të bëhemi bashkë”, tha Altin Krasniqi. Versus.al

 

Poll