Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

“Jo në emrin tim!” 40 minuta në shesh, mbyllet protesta e tretë në Prishtinë, djemtë e çlirimtarëve mirënjohës për përkrahjen: Nuk ndalemi (4 KËRKESAT)

Shkruar nga Newsbomb
“Jo në emrin tim!” 40 minuta në shesh, mbyllet protesta e
Altin Krasniqi, Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli

Është mbyllur pas afro 40 minutash protesta qytetare e mbajtur në zemër të Prishtinës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa është paralajmëruar se tubimet do të vijojnë.

“Shihemi në protestën e radhës!” u tha në mbyllje të protestës së sotme, ku të pranishëm ishin dhe djemtë e çlirimtarëve Endrit Thaçi, Klestor Veseli dhe Altin Krasniqi.

Pasi falenderuan për mbështetje e qytetarëve, djemtë e katërshes së UÇK-së u takuan me qytetarët e pranishëm duke shprehur mirënjohjen e tyre për ta. Ndërsa djali i Jakup Krasniqit, deputeti Altin Krasniqi mbajti dhe një fjalim, ku bëri me dije se asgjë nuk do t’i ndalë ata që të vijojnë betejën me drejtësinë, derisa për çlirimtarët të vuloset një vendim i duhur, siç është liria.

“Jo në emrin tim!” 40 minuta në shesh, mbyllet protesta e
Altin Krasniqi duke mbajtur fjalim

“Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme për luftën e UÇK-së. Lufta jonë ka qenë për liri për dinjitet. Për në aktgjykimi prek sakrificën e çdo dëshmori. Sot nuk do të dorëzohemi. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi. Askush nuk duhet të dënohet mbi bazën e provave të pa vërtetuara. Le t’i lëmë anash dallimet politike duhet të bashkohemi dhe të kërkojmë rrugët ligjore për të kërkuar një proces të drejt” tha gjatë fjalës së tij Altin Krasniqi.

“Jo në emrin tim!”, “UÇK” dhe “Liria ka emër!”, ishin thirrjet që mbizotëruan protestën e sotme.

Sakaq mësohet se në protestën e sotme të OVL dhe UÇK, kanë paraqitur katër kërkesa të cilat lidhen me vendimin e marrë në Hagë ndaj katërshes.

Konkretisht mësohet se në protestën e sotme u kërkua: shfuqizimi ose ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara; shkarkimi i ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla; mbështetje e pakufizuar dhe fonde për mbrojtjen e katër ish-krerëve të UÇK-së të dënuar në shkallën e parë; dhe angazhim i ekspertëve më të mirë ndërkombëtarë për mbrojtjen e tyre.

Deri më tani akoma nuk ka detaje se kur do të mbahet protesta e radhës. Megjithatë një gjë është e sigurt, shqiptarët nuk do i ndalen tubimet e tyre derisa të merret vendimi i duhur për çlirimtarët e Kosovës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese