Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

SPAK dhe Gjykata e Posaçme kishin lëshuar urdhër ndërkombëtar, emigranti nga Bangladeshi arrestohet në Itali dhe pritet të ekstradohet (ZBARDHET AKUZA)

Shkruar nga Newsbomb
SPAK dhe Gjykata e Posaçme kishin lëshuar urdhër
Pamje nga interneti, njesi policore italiane

Një shtetas nga Bangladeshi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Shqipëri për ndihmë dhe inkurajim të emigracionit të paligjshëm dhe falsifikim dokumentesh, është arrestuar nga Policia Shtetërore e Krotones, në Itali.

Hetimet e kryera nga oficerët me koordinimin e Shërbimit Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Policor, çuan në identifikimin e urdhrit të lëshuar në vitin 2024 nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të Shqipërisë.

Ai kishte aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare në Selinë Qendrore të Policisë së Crotones, për të penguar ekstradimin, por u zbulua dhe menjëherë pas përfundimit të formaliteteve, shtetasi nga Bangladeshi u dërgua në qeli dhe u vu në dispozicion të Autoriteteve Gjyqësore, për qëllim ekstradimi.

Operacioni është pjesë e përpjekjeve të Policisë së Shtetit në Itali për të luftuar rrjetet e paligjshme që menaxhojnë hyrjen e pakontrolluar të qytetarëve jo-BE në Evropë.

Identiteti i tij nuk bëhet i ditur nga mediat italiane, por ato theksojnë se ndaj tij kishte një urdhër ndërkombëtar kërkim, të lëshuar nga Gjykata e Posaçme në Shqipëri, për akuzat ndihmë dhe inkurajim i emigracionit të paligjshëm dhe falsifikim dokumentesh.

Hetimet janë pjesë e planit të kontrollit të jashtëzakonshëm të zbatuar nga Komisioneri i Policisë së Provincës së Crotones, Renato Panvino, që synon luftimin e krimit, zbatimin e dispozitave gjyqësore dhe rritjen e sigurisë në provincë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese