• Kontakt
Friday, September 18, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

BB: Shqipëria shpenzon mbi nivelin e nevojshëm për ujë e kanalizime, por ujë 24 orë nuk ka

13:24 : 18/09/2026
në AKTUALITET

Shqipëria rezulton ndër rastet e veçanta ku shpenzimet për furnizimin me ujë dhe kanalizimet janë më të larta se niveli që vlerësohet i nevojshëm për arritjen e objektivave deri në vitin 2030, por aksesi i popullsisë në shërbime të menaxhuara në mënyrë të sigurt mbetet relativisht i ulët.

Kjo është një nga gjetjet për Shqipërinë në raportin e Bankës Botërore “Funding a Water-Secure Future: An Assessment of Global Public Spending”, një analizë e shpenzimeve publike për sektorin e ujit në nivel global.

Banka Botërore ka krahasuar nivelin e shpenzimeve të vendeve me shkallën e aksesit në ujë dhe kanalizime, për të vlerësuar nëse financimet aktuale janë të mjaftueshme për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm 6.1 dhe 6.2, që synojnë akses universal në ujë të pijshëm dhe kanalizime të menaxhuara në mënyrë të sigurt deri në vitin 2030.

Për kanalizimet, analiza përfshin 57 vende dhe i ndan ato sipas nivelit të aksesit dhe nëse shpenzojnë më shumë apo më pak se nevojat e llogaritura. Shqipëria bën pjesë në grupin e vendeve me akses më të ulët se mesatarja globale, por njëkohësisht me shpenzime mbi nivelin e vlerësuar të nevojshëm. Nga 40 vendet me akses të ulët, vetëm Shqipëria, Mali i Zi dhe Peruja ndodheshin në këtë situatë.

Lexo edhe:

Thatësira ekstreme gjatë verës, BE shqyrton një ligj të ri për ujin

“2 muaj pa ujë”/ Punimet në Kombinat lënë banorët pa furnizim, tubacioni kryesor i dëmtuar

Një situatë e ngjashme konstatohet edhe për furnizimin me ujë. Në analizën e 59 vendeve, ku niveli mesatar global i aksesit në ujë të menaxhuar në mënyrë të sigurt ishte rreth 74.3% në vitin 2020, Shqipëria dhe Peruja shpenzonin më shumë se niveli i vlerësuar i nevojshëm, por vazhdonin të kishin akses relativisht të ulët. Në të kundërt, Mali i Zi dhe Bullgaria kombinonin shpenzime të mjaftueshme me akses mbi mesataren.

Banka Botërore vëren se shpenzimet më të larta mund të tregojnë se vendet po financojnë në mënyrë aktive zgjerimin e rrjetit dhe përmirësimin e shërbimeve. Por raporti ngre edhe një mundësi tjetër, shpenzimet e larta të mos përkthehen proporcionalisht në rezultate për shkak të eficiencës së ulët të investimeve. Sipas raportit, niveli i shpenzimeve nuk është domosdoshmërisht tregues i cilësisë apo i rezultateve të arritura.

Edhe vlerësimet për peshën e shpenzimeve në ekonomi e veçojnë Shqipërinë në rajon. Banka Botërore përllogarit se shpenzimet totale për sektorin e ujit në Shqipëri arrijnë në rreth 0.88% të PBB-së, nga të cilat 0.73% e PBB-së janë shpenzime kapitale. Vetëm për furnizimin me ujë dhe kanalizimet (WSS), shpenzimet totale vlerësohen në 0.66% të PBB-së, ndërsa investimet kapitale në 0.57% të PBB-së.

Këto nivele janë më të larta se në pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor të përfshirë në të njëjtën tabelë. Shpenzimet totale për sektorin e ujit vlerësohen në rreth 0.60% të PBB-së në Malin e Zi, 0.35% në Bosnjë-Hercegovinë, 0.31% në Serbi, 0.23% në Maqedoninë e Veriut dhe vetëm 0.11% në Kosovë.

Në periudhën 2009-2020, Shqipëria realizoi mesatarisht rreth 80% të fondeve të buxhetuara për sektorin e ujit, që nënkupton se rreth një e pesta e fondeve të planifikuara nuk u ekzekutuan. Norma ishte më e lartë se mesatarja globale prej rreth 72% që raporti llogarit për sektorin e ujit. Rasti i Shqipërisë është në kontrast me problemin kryesor që Banka Botërore konstaton në shumicën e vendeve./ Monitor

Etiketa: kanalizimeuje

Lajme të lidhura

BOTA

Thatësira ekstreme gjatë verës, BE shqyrton një ligj të ri për ujin

20:31 : 13/09/2026
AKTUALITET

“2 muaj pa ujë”/ Punimet në Kombinat lënë banorët pa furnizim, tubacioni kryesor i dëmtuar

19:41 : 13/09/2026
AKTUALITET

Uji i pijshëm mungon, 70% e buxhetit për ujësjellësit mbetet pa u shpenzuar

11:14 : 04/09/2026
AKTUALITET

Helmohen rreth 140 banorë të Fushë-Arrëzit, dyshohet nga ndotja e ujit të pijshëm

14:17 : 02/09/2026
BOTA

Alarmi për AI: Deri në 2030 do të konsumojë ujë sa nevojat e 1.3 miliardë njerëzve

15:12 : 01/09/2026
AKTUALITET

Qytetarët në urgjencën e Spitalit të Fushë-Arrëzit: Po helmohemi, uji mban erë të rëndë

15:01 : 01/09/2026
Para

Shkodër/ 25-vjeçari dëmtohet në kokë në një lokal, niset me helikopter drejt Traumës

TË GJITHA

Kultivonte bimë narkotike në mes të pyllit në Mirditë, arrestohet 37-vjeçari

13:26 : 18/09/2026

Shkodër/ 25-vjeçari dëmtohet në kokë në një lokal, niset me helikopter drejt Traumës

13:25 : 18/09/2026

BB: Shqipëria shpenzon mbi nivelin e nevojshëm për ujë e kanalizime, por ujë 24 orë nuk ka

13:24 : 18/09/2026

Takimi sekret në Buenos Aires/ Mediat urugaiane: DEA paralajmëron përparimin e mafies shqiptare në rajon

13:03 : 18/09/2026

Si Rusia po përdor aplikacionin Max për të spiunuar qytetarët?

12:47 : 18/09/2026

“Më thoshte djali do të vras, s’të dua si mama”/ Ish-bashkëshortja e dajës së Zegjine Çaushit: E mësonte ai

12:36 : 18/09/2026

Protesta në Prishtinë/ Ambasada amerikane: Shmangni sheshin “Skënderbeu”

12:26 : 18/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com