7 shoferë të arrestuar dhe 22 makina të bllokuara, bilanci i Policisë Rrugore në 72 orët e fundit

Policia Rrugore në Tiranë vijon monitorimin e pandërprerë, të qarkullimit të mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Monitorimi dhe kontrollet gjatë 72 orëve të fundit janë përqendruar në akset rrugore me frekuentim të lartë.
Si rezultat, janë arrestuar 7 drejtues mjetesh për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor, janë bllokuar 22 mjete dhe janë tërhequr 20 leje qarkullimi.
U procedua dhe 1 drejtues mjeti, i cili u konstatua gjatë kontrolleve në rrugën “Urani Pano”, duke drejtuar mjetin, në efektin e alkoolit, në masën 0.17 mg/l, dhe për të shmangur masën administrative, i ka ofruar punonjësit të Policisë, 2000 lekë.
Gjithashtu, në kuadër të kontrolleve, janë vendosur në total 6819 masa administrative, për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, si më poshtë:
- 5062 për qëndrim të gabuar;
- 641 për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent;
- 193 për mosvendosje të rripit të sigurimit;
- 166 për mosdhënie përparësie këmbësorëve;
- 164 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
- 74 për parakalime të gabuara;
- 59 për tejkalim të shpejtësisë;
- 10 për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit;
- 289 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore, si dhe masa të tjera për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për kujdes të shtuar gjatë fundjavës, respektim të kufijve të shpejtësisë dhe sinjalistikës, përdorim të rripit dhe kaskës mbrojtëse, si dhe mosdrejtim të automjetit në efektin e alkoolit.
Kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë së të gjithë përdoruesve të rrugës.




