7 të arrestuar dhe mbi 6800 gjoba në 72 orë, Policia Rrugore e Tiranës shton kontrollet
Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet 24 orë në 7 ditë në akset rrugore me frekuentim të lartë, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e drejtuesve që shkelin rregullat e qarkullimit.
Gjatë 72 orëve të fundit, kontrollet kanë çuar në arrestimin e 7 drejtuesve të mjeteve për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor. Gjithashtu, janë bllokuar 22 mjete dhe janë tërhequr 20 leje drejtimi.
Një tjetër drejtues mjeti është proceduar pasi u konstatua në rrugën “Urani Pano” duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit. Sipas Policisë, testi rezultoi në masën 0.17 mg/l, ndërsa drejtuesi dyshohet se i ka ofruar punonjësit të Policisë 2000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative.
Në total, gjatë kontrolleve janë vendosur 6819 masa administrative për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.
Shkeljet e konstatuara përfshijnë:
5062 masa për qëndrim të gabuar;
641 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent;
193 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;
166 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve;
164 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
74 masa për parakalime të gabuara;
59 masa për tejkalim të shpejtësisë;
10 masa për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit;
289 masa për mosrespektim të sinjalistikës rrugore.
Policia Rrugore e Tiranës u bën apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar gjatë fundjavës, respektimin e kufijve të shpejtësisë dhe sinjalistikës, përdorimin e rripit të sigurimit dhe kaskës mbrojtëse, si dhe shmangien e drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit.
Po kujdesej për bimët narkotike në mes të pyllit, arrestohet 37 vjeçari në Mirditë
Shkodër, 25-vjeçari rrëzohet aksidentalisht në një lokal, transportohet me helikopter në Tiranë
Operacioni “The Wanted”, arrestohen në Itali dy shqiptarë të kërkuar nga drejtësia shqiptare
- 13:31 Turqia miraton marrëveshje bashkëpunimi me Brazilin në industrinë e mbrojtjes
- 13:29 Aktori turk dhe ish-lojtari i Galatasaray-t midis 16 të arrestuarve në bastisjet e drogës në Stamboll
- 13:23 Po kujdesej për bimët narkotike në mes të pyllit, arrestohet 37 vjeçari në Mirditë
- 13:21 Shkodër, 25-vjeçari rrëzohet aksidentalisht në një lokal, transportohet me helikopter në Tiranë
- 13:08 Fico: Nuk dua që Sllovakia të përfshihet në luftë për shkak të Nenit 5 të NATO-s
- 13:04 Djali i Jakup Krasniqit: Nuk dorëzohemi, të bashkohemi të gjithë shqiptarët e partitë politike