Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FCB Bomb

Nga dita e Pavarësisë te verdikti në Hagë, kravata që shoqëroi Hashim Thaçin në dy momente kyçe

Shkruar nga Newsbomb
Nga dita e Pavarësisë te verdikti në Hagë, kravata që
Hashim Thaçi-2008-2026

Një detaj i vogël, por me një simbolikë mjaft të veçantë, shoqëroi presidentin e Kosovës dhe ish-kreun e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në dy prej momenteve më të rëndësishme të karrierës së tij politike.

Bëhet fjalë për kravatën që ai mbajti më 17 shkurt 2008, ditën kur Kosova shpalli Pavarësinë dhe që u shfaq sërish 18 vjet më vonë. Pikërisht më 16 shtator 2026, në sallën e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, kur gjykata e dënoi me 25 vjet burgim.

Në vitin 2008, Thaçi i cili atëherë mabte postin e kryeministrit të Kosovës, ishte një nga figurat qendrore të ceremonisë historike të shpalljes së shtetit të ri. Më shumë se një dekadë e gjysmë më pas, e njëjta kravatë u rikthye në një skenë krejt tjetër, këtë herë në Hagë, në një ditë që shënoi një tjetër kthesë të rëndësishme në jetën e tij politike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese