Makina përplaset me barrierat në aksin Elbasan-Peqin, plagoset një grua dhe një fëmijë

13:45, 18/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i frikshëm ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Elbasan- Peqin, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se të plagosurit janë një grua dhe një fëmijë, të cilët janë dërguar në spital me urgjencë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Siç shihet dhe nga pamjet nga vendngjarja, automjeti është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës. Makina drejtohej nga një shtetas maqedonas, i cili që po udhëtonte drejt Rrogozhinës.

Por në një moment, dyshohet se ai ka humbur kontrollin e automjetit pasi e ka zënë gjumi, dhe është përplasur me bordurën anësore. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të plota rrethanat e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco