Gjykata e Tiranës lë në burg Eno Agasin
18 Shtator 2026 |
14:10
Gjykata e Tiranës këtë të premte ka vendosur vijimin e masës “arrest në burg” për Eno Agasin dhe ka pranuar kërkesën e prokurorit Bledar Valikaj për t’ia kaluar dosjen Prokurorisë së Posaçme për kompetencë.
Eno Agasi nuk ka folur në seancë, ndërsa avokatët e tij kundërshtuan kalimin e çështjes në SPAK. Megjithatë kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga gjyqtari Dritan Hallunaj.
Ndaj Agasit janë ngritur dy vepra penale “Vjedhje” dhe “Pengim i zbulimit të së vërtetës”. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim për heqjen e koleksionit të verës qindra mijëra euro që ishte sekuestruar nga SPAK, në kuadër të hetimeve dhe kontrolleve për dosjen e AKSHI-t.
Lajme të Sugjeruara
Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, përplasen dy automjete
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të premte në aksin Elbasan-Librazhd, në zonën e Labinot Fushës. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar...
7 të arrestuar dhe mbi 6800 gjoba në 72 orë, Policia Rrugore e Tiranës shton kontrollet
Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet 24 orë në 7 ditë në akset rrugore me frekuentim të lartë, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe...
Po kujdesej për bimët narkotike në mes të pyllit, arrestohet 37 vjeçari në Mirditë
Policia e Mirditës ka kryer disa kontrolle me dronë në zona të thella malore, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Si...
- 14:08 Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, përplasen dy automjete
- 14:03 “Pyet Grok-un”, si po e përdor ISIS inteligjencën artificiale për të ndërtuar bomba
- 14:00 Ceremonia në Presidencë, Ervin Demo betohet si ministër i Punëve të Brendshme
- 13:56 “U krijua për transplant organesh por mori drejtim tjetër”-avokati Selimaj sqaron rolin e Hagës
- 13:50 Avokati Selimaj: Gjykata e Hagës po i nxjerr vetë ligjet, i tejkalon proceset tona ligjore
- 13:47 Von der Leyen anashkalon Serbinë dhe Bosnjën në turneun e saj në Ballkan