web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkrimtari i njohur shpallet "Qytetar Nderi" i Kolonjës

18 Shtator 2026, 14:19, Kulturë CNA

Shkrimtari i njohur shpallet "Qytetar Nderi" i Kolonjës

Shkrimtari, skenaristi dhe diplomati i njohur, Ylljet Aliçka, u shpall sot “Qytetar Nderi” i Kolonjës.

Në një ceremoni të zhvilluar në Ersekë, Aliçka u vlerësua për kontributin e tij në letërsi, art dhe në jetën publike, ndërsa për të kjo mirënjohje merr një tjetër kuptim për shkak të lidhjeve familjare me Kolonjën. 

Në fjalën e tij të rastit, Aliçka shprehu emocionet e tij dhe kënaqësinë për akordimin e titullit të nderit.

“Jam vërtet i kënaqur, por edhe i emocionuar. Është një ndjenjë që të prek edhe në anën emocionale të zemrës, ta shohësh që je i yni, i Kolonjës, pavarësisht se jetojmë larg Kolonjës. Gjyshërit dhe gjyshja, të lindur e rritur në Kolonjë, më kanë ushqyer me këto. Kam menduar për këto tema, për historitë e Kolonjës. Unë, nga mënyra ime, me këtë qasjen time, besoj që do të shkruaj diçka”,-tha Aliçka./CNA 





Lajmet e fundit nga