Sport

Edon Zhegrova mund të bëhet shok skuadre me Arbër Hoxhën

Edon Zhegrova mund të largohet nga Juventus-i dhe destinacioni i tij i radhës mund të jenë Emiratet e Bashkuara Arabe, ku për futbollistin interesohet Al Wahda.

Zhegrova po kalon një periudhë të komplikuar në Torino. Ai është lënë jashtë listës së Juventus-it për Europa League dhe këtë sezon është aktivizuar pak nga trajneri Luciano Spalletti.

Sipas “Sport.fr”, pavarësisht mbylljes së merkatos në Itali, largimi i tij mbetet i mundur për shkak se në Emirate afati i transferimeve është ende i hapur.

Në këtë situatë, Al Wahda shihet si një prej klubeve që mund t’i ofrojë Zhegrovës një rrugëdalje. Klubi nga Abu Dhabi është shumë pranë transferimit të një tjetër futbollisti shqiptar, Arbër Hoxhës, nga Dinamo Zagreb.

Hoxha është pranë kalimit te Al Wahda për 2.5 milionë euro, ndërsa Dinamo do të përfitojë gjithashtu bonuse dhe 10 për qind të një transferimi të ardhshëm të futbollistit. Marrëveshja pritet të zyrtarizohet së shpejti.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.