E premte, 18 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PD: Tre ligje për pasurinë publike! Më shumë kompetenca për Kontrollin e Lartë të Shtetit

Ilustrim · Vizion Plus

Partia Demokratike Dorëzoi në kuvend 3 projektligje që sipas opozitës synojnë të mbrojnë pasurinë publike.

Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë Eno Bozdo sqaroi se nisma përfshin ndërhyrje në ligjin;  “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”,  “Për Tregtarët Dhe Shoqëritë Tregtare” dhe në ligjin “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”

“Kjo mazhorancë ka miratuar pafund ligje speciale, ka ngritur agjenci që menaxhojnë pasuritë më të mira publike të shqiptarëve, kompani guackë që financohen veç nga buxheti i shtetit, të gjitha këto në forma juridike me qëllim të vetëm çimentimin e një mburoje ligjore të padepërtueshme, pas të cilave fshihen, në emër të kontratatve dhe shoqërive tregtare private, miq të ngushtë të kryeministrit dhe kontributorë të partisë në pushtet”, tha Bozdo.

Së pari deputetët demokratë kërkojnë t’i japin kompetenca shtesë Kontrollit të Lartë të Shtetit.

“Përcaktohet qartë kompetenca ligjore e KLSH-së për të kontrolluar destinacionin, përdorimin, administrimin dhe mbrojtjen e financimit publik të destinuar dhe pasurive publike te personat privatë”, tha Ivi Kaso, nënkryetar i Komisionit për Nismat Qytetare.

Sipas PD, paketa prej 3 ligjesh parashikon vendosjen e një kontrolli mbi paratë e taksapaguesve, pa prekur të drejtat e sipërmarrjes private.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.