Valon Berisha dhe Fidan Aliti i japin fund aventurës me Kosovën

18 Shtator 2026 | 14:48

Valon Berisha dhe Fidan Aliti kanë njoftuar tërheqjen nga Kombëtarja e Kosovës, duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm të karrierës së tyre.

Berisha, i cili ka zhvilluar 52 paraqitje me Kosovën, ka kujtuar me emocione rrugëtimin e tij dhe vendimin për t’iu bashkuar Dardanëve, duke veçuar edhe golin ndaj Finlandës si një nga momentet më të veçanta.

Ai falënderoi bashkëlojtarët, trajnerët, Federatën dhe tifozët, duke theksuar se edh pse nuk do të jetë më në fushë, do të mbetet gjithmonë përkrahës i Kosovës.

Edhe Fidan Aliti ka bërë të ditur fundin e aventurës me Kombëtaren. Ai e cilësoi përfaqësimin e Kosovës si një prej nderimeve më të mëdha të jetës dhe falënderoi familjen, bashkëlojtarët, trajnerët, Federatën dhe tifozët për mbështetjen.

Dy futbollistët ishin pjesë e gjeneratës që kontribuoi në ndërtimin e Kombëtares së Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke lënë pas shumë vite, ndeshje dhe kujtime me fanellën e Dardanëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Avokati  i Thaçit reagon ndaj deklaratës së Marta Kos: Nuk të takon ta paragjykosh çështjen ndaj tij

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiç, ka reaguar ndaj deklaratës së Komisioneres Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila pas vendimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare...
14:39 | 18/09/2026

Kryeveterani i UÇK-së kërkon dorëheqjen e Donika Gërvallës

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Hysni Gucati kërkoi dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, krahas shfuqizimit të vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin...
14:17 | 18/09/2026

“U krijua për transplant organesh por mori drejtim tjetër”-avokati Selimaj sqaron rolin e Hagës

Avokati Meshar Selimaj në Euronews Albania ka trajtuar disa nga pikat kryesore lidhur me punën dhe vendimet e Gjykatës Speciale të Hagës. Avokati shprehet skeptik...
13:56 | 18/09/2026