Një ngjarje tejet tronditëse ka shkoluar mbarë opinionin publik në Athinë, kur muajin e kaluar Natascha, një gjermane 38 vjeçare dhe Vasselios një 43 vjeçar grek ranë në pranga. Ata mbajtën trupin e foshnjës së tyre të vdekur në frigorifer për katër vite me radhë, duke e zhvendosur atë të paktën 10 herë nga një apartament në tjetrin. Sipas avokatit të tyre ata ndërronin aparatamente çdo katër deri në pesë muaj.
Sipas “The Sun”, më trupin e foshnjës u gjendën plagë të shumta të shkaktuara me thikë, dhe rezulton të kishte vdekur që prej vitit 2022. Avokati i çiftit ka dhënë më tepër detaje nga rasti i frikshëm teksa ka thënë se ata ndërronin apartament çdo katër deri në pesë muaj.
"Sa herë që largoheshin nga një apartament, ata gjithmonë e nxirrnin foshnjën nga një frigorifer dhe e vendosnin në frigoriferin e apartamentit të ri.", ka deklaruar ai. Një tjetër detaj tronditës i zbuluar së fundi gjatë gjykimit të çiftit, ishte fakti që ata e mbanin trupin e foshnjës në një kavanoz, për “të nderuar kujtimin e saj”.
Fillimisht prindërit u thanë autorteteve se fëmija i tyre kishte vdekur për shkaqe natyrore, avokati sugjeroi se fëmija ishte diagnostikuar me problem shëndetësor nga një mjek. Por ngjarja mori një kthesë tronditëse kur çifti pranoi se foshnja e tyre, asokohe tetëmuajshe, u vra nga 10 plagë me thikë. Sipas avokatit, këto plagë u shkaktuan nga një palë e tretë e përfshirë në ngjarje, megjithatë ata nuk kanë dhënë më shumë informacion në lidhje me identitetin e vrasësit të pretenduar të fëmijës së tyre.
Policia bëri zbulimin e trupit të foshnjës, pasi u thirr në një pronë në Kypseli në Athinë, nga pronari i banesës që ata kishin marrë me qera, i cili pretendoi se familja nuk kishte paguar qiranë. Gjatë një kontrolli, oficerët gjetën trupin e vogël brenda një ene qelqi të futur në një valixhe.
Gjashtë persona u gjetën në pronë gjatë kontrollit. Policia gjeti çiftin, dy djem të moshës 12 dhe nëntë vjeç dhe një vajzë 15-vjeçare shtatzënë. Një burrë 26-vjeçar afgan, i cili tha se ishte partneri i vajzës, ishte gjithashtu në apartament. Vajza dhe gruaja gjermane ishin të dyja shtatzëna, tha policia.
