Shqiptarët do të mblidhen për të dytën herë në ditën e tretë të protestës, në të njëjtin vend në sheshin “Skëndërbeu” në Prishtinë, në orën orën 21:00 të mbrëmjen e sotme.
Ka qenë djali i Hashim Thaçit, Endriti ai që ka bërë të ditur se ditën e sotme do të mbahet sërish protestë në Prishtinë. Gati nëntë orë pas grumbullimit të parë në shesh, shqiptarët do të bëhen sërish bashkë ditën e sotme, kur do të protestojnë sërish në mbështetje të krerëve të UÇK-së, ndërsa presin që të plotësohen katër kërkesat e tyre.
Konkretisht mësohet se në protestën e sotme u kërkua: shfuqizimi ose ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara; shkarkimi i ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla; mbështetje e pakufizuar dhe fonde për mbrojtjen e katër ish-krerëve të UÇK-së të dënuar në shkallën e parë; dhe angazhim i ekspertëve më të mirë ndërkombëtarë për mbrojtjen e tyre.

