Pas ftesës së Ramës për tu ulur në tryezë, reagojnë gjyqtarët
Pak orë pasi kryeministri Edi Rama ftoi drejtuesit e institucioneve të drejtësisë në një tryezë dialogu për çështjen e pagave të magjistratëve, katër organizatat kryesore të sistemit të drejtësisë kanë zgjedhur një rrugë tjetër: betejën në Gjykatën Kushtetuese.
Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, Shoqata e Prokurorëve dhe Forumi i Grave Gjyqtare njoftuan se do të kërkojnë pezullimin e menjëhershëm të ligjit të miratuar në seancën maratonë të mesnatës, shfuqizimin e tij si antikushtetues dhe shqyrtimin me përparësi të çështjes.
Në deklaratën e përbashkët, organizatat e magjistratëve e cilësojnë të gjithë procesin parlamentar si të cenuar nga shkelje kushtetuese. Sipas tyre, projektligji u miratua përtej afatit kushtetues, pa analizë financiare nga Këshilli i Ministrave, pa konsultim efektiv me grupet e interesit dhe me hyrje të menjëhershme në fuqi.
Ata argumentojnë se ligji nuk prek vetëm pagat, por cenon pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe, sipas tyre, bie ndesh me një vendim të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese.
Shoqatat hedhin poshtë edhe interpretimin se konflikti lidhet me interesa financiare, duke theksuar se beteja e tyre ka të bëjë me respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, garantimin e pavarësisë së magjistratëve dhe mbrojtjen e shtetit të së drejtës.
“Me të njëjtën urgjencë me të cilën ligji u shqyrtua, u miratua dhe u dekretua, do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese,” thuhet në deklaratë.
Ky reagim vjen në të njëjtën ditë kur Rama u bëri thirrje drejtuesve të institucioneve të gjyqësorit të ulen në dialog për të gjetur një zgjidhje, duke e kthyer përplasjen për pagat e magjistratëve në një konflikt që pritet të zhvendoset tashmë në Gjykatën Kushtetuese.
Kurti pret Hamzën pas vendimit të Hagës, diskutojnë apelimin e aktgjykimit
Vendimi i Hagës bashkon PS dhe PD, Kuvendi: I padrejtë dënimi i Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit
Diskutime brenda mbledhjes së Grupit të PS, Braçe kërkon qëndrim ndaj magjistratëve: Thanë se nuk na njohin
- 15:26 Përfshihet nga flakët një sipërfaqe toke në zonën e Katund Sukthit në Durrës, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 15:18 Ndryshon vlera e zhdoganimit, do të paguhet më shtrenjtë për makinat e përdorura
- 14:54 Policia spanjolle nis operacionet për të larguar emigrantët nga plazhet e Ceutës
- 14:50 Foda publikon listën e Kosovës për Ligën e Kombeve, tre prurje të reja
- 14:48 Valon Berisha dhe Fidan Aliti i japin fund aventurës me Kosovën
- 14:39 Avokati i Thaçit reagon ndaj deklaratës së Marta Kos: Nuk të takon ta paragjykosh çështjen ndaj tij