18 Shtator 2026, 15:15
Nga G.M
Michael Martin dhe Andy Burnham
BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik Andy Burnham dhe homologu i tij irlandez Michael Martin kanë riafirmuar angazhimin për zbatimin e Marrëveshjes së së Premtes së Madhe, gjatë një takimi të zhvilluar në Mançester.
Marrëveshja e vitit 1998 i dha fund tre dekadave të dhunës në Irlandën e Veriut mes nacionalistëve irlandezë, që mbështesin një Irlandë të bashkuar, dhe unionistëve, që kërkojnë që Irlanda e Veriut të mbetet pjesë e Mbretërisë së Bashkuar.
Mediat e huaja bëjnë me dije se takimi vjen në një kohë kur debati për të ardhmen kushtetuese të Irlandës së Veriut është rikthyer në vëmendje. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi gjatë vizitës së tij në Irlandë se bashkimi i Republikës së Irlandës me Irlandën e Veriut do të ishte një gjë fantastike.
Ndërkohë, Burnham është shprehur se një referendum për shkëputjen e Irlandës së Veriut nga Mbretëria e Bashkuar është jashtë diskutimit, deklaratë që ka shkaktuar reagime nga udhëheqësit e Sinn Féin.
Sinn Féin kërkon që një referendum për bashkimin e Irlandës të zhvillohet deri në vitin 2030. Sipas Marrëveshjes së së Premtes së Madhe, një referendum i tillë mund të thirret nga qeveria britanike nëse vlerëson se ekziston mundësia që shumica e votuesve në Irlandën e Veriut të mbështesë bashkimin me Republikën e Irlandës./Dosja.al
andy burnham michael martin
Bota
18 Shtator 2026, 14:23
I.A
Milojko Spajic
MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajic, ka prezantuar modelin e ri qeveritar për rritjen e pagave, të quajtur ...
Bota
18 Shtator 2026, 14:24
E.d
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do t’i anashkalojë Serbinë...
Bota
18 Shtator 2026, 10:50
E.d
Foto ilustruse
KUBA- Qeveria amerikane ka vendosur sanksione të reja kundër Kubës, duke synuar minierat e metaleve, meta...
Bota
18 Shtator 2026, 10:27
E.d
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, paralajmëron për një "plan rus&rdqu...
Bota
18 Shtator 2026, 10:24
E.d
Foto ilustruse
Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian, prezantoi një plan që synon t'i mbrojë fëmijët nga rreziqet...
Bota
18 Shtator 2026, 10:05
E.d
Hendrik Wüst dhe Friedrich Merz
Në fillim të kësaj jave, kancelari Friedrich Merz (CDU) ndodhej në Rovaniemi, n&e...
Bota
18 Shtator 2026, 10:01
E.d
Foto ilustruse
Fort Knox, kompleksi i fortifikuar në shtetin e Kentakit, ku ruhen rreth gjysma e rezervave të arit të qeverisë...
Bota
18 Shtator 2026, 09:58
E.d
Foto ilustruse
Rusët kanë filluar të votojnë për t’i zgjedhur deputetët e Dumës së Shtetit, në një ...
Bota
18 Shtator 2026, 07:42
E.d
Pamje
SPANJA- Spanja verilindore është goditur nga shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje të menjëhershme, duke lë...
Bota
18 Shtator 2026, 07:36
E.d
Foto ilustruse
IZRAEL- Kolonët izraelitë u vunë zjarrin ullinjve në qytetin Burqa në Bregun Perëndimor të push...