Erion Veliaj del nga qelia, kryebashkiaku shtrohet në spital

Mesditën e sotme, kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj, është shtruar në një spital privat në kryeqytet. Veliaj ka lënë qelinë te burgu i Durrësit dhe është transportuar me ambulancë në spitalin Salus, shkruan Dosja.

Ende nuk dihen arsyet e shtrimit të Veliajt në spital, nëse ka një problem shëndetësor, një vizitë rutinë apo një metodë për të kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë. Kjo pasi te gjitha shkallat e gjykatave në vend nuk kanë pranuar kërkesën e tij për të ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg që është.

Të lidhura

None found

Ndërkohë që kjo nuk është hera e parë që Veliaj përfundon në një spital privat. Vetëm disa muaj më parë, Veliaj kreu një ndërhyrje kryesisht estetike për heqjen e lythave. Por pas disa orësh, u rikthye në qeli i shoqëruar nga forca të shumta policie.


Shtuar më 18.09.2026 15:43

Quantcast
sultanbeyli escortparla iptvmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahiscasibomjojobetjojobetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetsatbullbahisbahsegelsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet Girişsekabet