Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rikthehen zjarret, flakët përfshijnë sipërfaqe të mëdha toke në Durrës (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Rikthehen zjarret, flakët përfshijnë sipërfaqe të
Foto nga Durresi

Një sipërfaqe e madhe toke është përfshirë nga zjarri në zonën e Fllakës, në sektorin “Rinia” në Durrës. Sipas informacioneve paraprake në vendin e ngjarjes ndodhen 4 mjete zjarrfikëse, të cilat janë duke punuar për vënien nën kontroll të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit.

Burime për mediat nga zjarrfikja, kanë bërë me dije se në këtë zonë është evidentuar një problem i përsëritur pasi sapo vatrat e zjarrit vihen nën kontroll, pronarët e tokave dyshohet se i rindezin.

Siç shihet edhe nga pamjet, situata paraqitet kritike, teksa autoritetet janë ende duke vijuar ndërhyrjen në terren për të neutralizuar vatrat e zjarrit.

Video credits © Durrës Lajm

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese