Kamioni i ngarkuar del në kundërvajtje dhe bën parakalim në vijat e pandërprera

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 18.09.2026, 15:57

Në Fushë-Krujë, rregullat e qarkullimit duket se janë lënë mënjanë. Një kamion i ngarkuar është futur në korsinë e kundërt dhe ka kryer parakalim pikërisht aty ku vijat e pandërprera e ndalojnë një manovër të tillë.

Pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ tregojnë qartë manovrën e rrezikshme të drejtuesit të kamionit, i cili nuk ka ngurruar të sfidojë sinjalistikën edhe me një mjet të rëndë e të ngarkuar.

Një parakalim i tillë nuk është thjesht shkelje e rregullave, por një rrezik i drejtpërdrejtë për këdo që mund të jetë duke ardhur përballë. Në një aks me qarkullim të lartë, një manovër e gabuar mund të kushtojë jetë.

Vijat e pandërprera janë vendosur për të parandaluar përplasjet, jo për t'u kaluar sa herë që dikush ka nxitim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit