Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Sulmet në Arabinë Saudite/ Goditet një avion italian F-2000, Crosetto: Personeli ynë është i sigurt

    Ministri Hoxha takon përfaqësuesin e ri të OBSH-së në Shqipëri: Partneritet për forcimin e kujdesit shëndetësor

    Agjentët e DEA-s takim sekret në Buenos Aires, mediat urugaiane: Mafia shqiptare është zgjeruar në kontinent

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Sulmet në Arabinë Saudite/ Goditet një avion italian F-2000, Crosetto: Personeli ynë është i sigurt
    Botë

    Sulmet në Arabinë Saudite/ Goditet një avion italian F-2000, Crosetto: Personeli ynë është i sigurt

    September 18, 2026

    Një avion luftarak italian F-2000 është goditur gjatë një serie sulmesh në bazën ajrore Ta’if në Arabinë Saudite, ku ndodhet edhe personel ushtarak italian në kuadër të Operacionit “Inherent Resolve”. Lajmi është bërë i ditur nga ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto.

    Crosetto deklaroi se e ka ndjekur nga afër situatën në bazën ajrore, e cila është vënë në shënjestër të disa sulmeve. Sipas tij, gjatë incidentit nuk ka pasur të lënduar apo persona të përfshirë nga radhët e personelit ushtarak italian.

    “Gjatë sulmit, u godit një aeroplan italian F-2000. Ai ndodhej brenda bazës, në një zonë të largët. Nuk ka dëme të tjera në automjete apo infrastrukturë të përdorur nga personeli ynë”, tha Crosetto.

    Ministri italian bëri të ditur se kishte kërkuar një vlerësim të plotë të situatës, përfshirë gjendjen e personelit italian dhe opsionet e mundshme operative në vijim.

    Ai shtoi se masat e sigurisë për mbrojtjen e trupave italiane ishin vendosur prej kohësh dhe se situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.

    “Situata po ndiqet me vëmendjen më të madhe, me qëllim sigurimin e mbrojtjes së plotë të personelit tonë dhe operimin me përgjegjësinë e nevojshme”, u shpreh ministri italian i Mbrojtjes.

    Sulmi ndaj bazës ajrore Ta’if vjen në një periudhë përshkallëzimi të tensioneve në rajon. Arabia Saudite është përballur ditët e fundit me një seri sulmesh me raketa dhe dronë, të cilat u janë atribuuar rebelëve Houthi.

    Ndërkohë, luftime të intensifikuara janë raportuar edhe në Jemen, mes forcave qeveritare dhe rebelëve Houthi, veçanërisht që prej fillimit të muajit korrik.

    Autoritetet italiane vijojnë të monitorojnë situatën dhe zhvillimet në bazën ku ndodhet personeli i tyre ushtarak.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Sulmet në Arabinë Saudite/ Goditet një avion italian F-2000, Crosetto: Personeli ynë është i sigurt

    September 18, 2026

    Ministri Hoxha takon përfaqësuesin e ri të OBSH-së në Shqipëri: Partneritet për forcimin e kujdesit shëndetësor

    September 18, 2026

    Agjentët e DEA-s takim sekret në Buenos Aires, mediat urugaiane: Mafia shqiptare është zgjeruar në kontinent

    September 18, 2026

    Kuvendi miratoi formulën e re të pagave, magjistratët nuk tërhiqen: E çojmë në Kushtetuese

    September 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.