AKTUALITET /

Erion Veliaj lë përkohësisht qelinë, shtrohet në spitalin privat

Veliaj ka lënë qelinë te burgu i Durrësit dhe është transportuar me ambulancë në spitalin Salus.

Shkruar nga Versus

Erion Veliaj lë përkohësisht qelinë, shtrohet në

Mesditën e sotme, kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj, është shtruar në një spital privat në kryeqytet. 

Veliaj ka lënë qelinë te burgu i Durrësit dhe është transportuar me ambulancë në spitalin Salus.

Ende nuk dihen arsyet e shtrimit të Veliajt në spital, nëse ka një problem shëndetësor, një vizitë rutinë apo një metodë për të kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë. Kjo pasi te gjitha shkallat e gjykatave në vend nuk kanë pranuar kërkesën e tij për të ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg që është.

Poll