E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Hallvë, nga shefja e kuzhinës Albana Mançja

Hallvë me miell misri OLA dhe portokall, nga shefja e kuzhinës Albana Mançja

Përbërësit:

  • 400 g sheqer
  • 1 300 ml ujë
  • 250 ml lëng portokalli të shtrydhur
  • 500 g miell misri të trashë OLA
  • 2 bustina vanilje
  • Lëkura e një portokalli, e grirë hollë
  • Kanellë pluhur
  • Bajame të prera në fletë, për zbukurim

Përgatitja:

  1. Përgatitja e sherbetit:
    Në një tenxhere hedhim sheqerin, ujin dhe lëngun e portokallit. I vendosim të ziejnë.
  2. Shtimi i miellit të misrit:
    Pasi sherbeti të ketë marrë valë, shtojmë miellin e misrit dhe e përziejmë vazhdimisht, derisa masa të trashet.
  3. Aromatizimi:
    E heqim nga zjarri dhe e aromatizojmë me vaniljen dhe lëkurën e grirë të portokallit.
  4. Formimi:
    E hedhim përzierjen në një formë keku, të lagur më parë me ujë. E mbulojmë me letër kuzhine dhe e lëmë të ftohet.
  5. Shërbimi:
    E nxjerrim nga forma, e spërkasim me kanellë dhe e zbukurojmë me bajame të prera në fletë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.