18 Shtator 2026, 16:26
Nga G.M
Logoja e OSBE-së. Fotografi ilustruese nga arkiv
Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë tha se është i gatshëm të mbledhë fletëvotimet, nëse zgjedhjet parlamentare serbe do të mbaheshin edhe në komunat me shumicë serbe në Kosovë, por për këtë nevojitet miratimi i institucioneve të Kosovës.
Kështu thanë për Radion Evropa e Lirë (REL) nga OSBE-ja, duke theksuar se për kërkesën e Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë tashmë janë njoftuar institucionet përkatëse të Kosovës dhe vendimmarrësit dhe se tani po presin përgjigjen e tyre.
“Misioni është i gatshëm ta zbatojë një operacion të tillë, me të njëjtat kushte si në rastet e mëparshme. Kjo nënkupton miratimin e palëve përkatëse dhe sigurimin e kushteve të nevojshme të sigurisë”, thanë nga OSBE-ja.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, më herët i kishte kërkuar OSBE-së që misioni të ofrojë mbështetje në mënyrë që zgjedhjet parlamentare për Kuvendin e Serbisë, që janë caktuar për 25 tetor, të mbahen edhe në Kosovë. REL-i iu drejtua Qeverisë së Kosovës me pyetjen nëse është në dijeni për këtë kërkesë të Serbisë dhe nëse ajo po shqyrtohet, por ende nuk ka marrë përgjigje.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më herët kishte kërkuar që për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës të ketë kërkesë të drejtpërdrejtë nga Beogradi zyrtar dhe jo që ndërmjetësuese të jetë OSBE-ja. Serbia e kishte refuzuar këtë, me arsyetimin se në këtë mënyrë do të njihej pavarësia e Kosovës.
Ndërkaq, Kurti në vitin 2022 e kishte ndërprerë praktikën e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës, në komunat ku jetojnë pjesëtarë të komunitetit serb. Në janar të atij viti, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar edhe një rezolutë me të cilën kundërshtohej mbajtja në Kosovë e votimit për referendumin e Serbisë për ndryshimet kushtetuese.
Bashkësia ndërkombëtare i ka bërë thirrje disa herë Qeverisë së Kosovës që të gjejë mënyra për mbajtjen e zgjedhjeve serbe. Në anën tjetër, Kurti ka thënë disa herë se Kosova nuk dëshiron t’ua mohojë të drejtën e votës qytetarëve të Kosovës me shtetësi të dyfishtë, por se nuk mund të veprohet në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit.
Në zgjedhjet e fundit për Kuvendin e Serbisë, në vitin 2023, pjesëtarët e komunitetit serb nga Kosova votuan në qytetet pranë kufirit, në Kurshumli, Rashkë, Tutin dhe Vranjë, pasi Qeveria e Kosovës nuk lejoi hapjen e vendvotimeve në Kosovë.
Zgjedhjet e fundit parlamentare që Serbia i organizoi për komunitetin serb në Kosovë u mbajtën më 21 qershor të vitit 2020. Këto zgjedhje u mbajtën sipas praktikës së mëparshme, ku fletëvotimet mblidheshin nga misioni i OSBE-së në Kosovë. Fletëvotimet më pas numëroheshin në Rashkë dhe Vranjë, dy qytete në Serbi që gjenden pranë kufirit me Kosovën./REL
osbe kosove rel
Aktualitet
18 Shtator 2026, 16:20
Elton Qyno
SPAK
TIRANË- Përgjegjësja e Thesarit Tiranë, Elmira Elmira Peti, është marrë sot në pyetje nga prokuroria e P...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 15:28
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë kundërshtuar formulën e re të pagave t...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 14:50
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Ermal Jauri është emëruar drejtor i ri i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Siguris...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 14:39
E.d
Pamje
ELBASAN- Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një një automjet është përplasur me barrierat m...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 14:31
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Ligji që ndryshon mënyrën e përcaktimit të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili u co...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 13:50
E.d
Ergys Agasi
TIRANA- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Eno Agsin kushëririn e Ergys Agasit, i cili dyshohet se largoi 950...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 13:43
E.d
Pamje
LIBRAZHD- Një aksident rrugor ka nodhur pak minuta më parë në aksin Elbasan-Librazhd, në zonën e Labinot Fushës, k...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 13:18
E.d
Foto ilustruse
SHKODRA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 25-vjeçar është dërguar ...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 13:09
E.d
Jakup Krasniqi
PRISHTINA- Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi i është bashkuar protestës së mbajtur sot në sheshin në...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 13:02
E.d
Klestor Veseli
PRISHTINA- Djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli po merr pjesë në protestën e cila po zhvillohet në...