Lady Gaga dhe i fejuari i saj, Michael Polansky, janë bërë prindër për herë të parë. Çifti ka mirëpritur vajzën e tyre, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Rose Bean Polansky.
Vajza ka lindur më 9 qershor në Los Angeles, ndërsa lajmi për ardhjen e saj në jetë është raportuar fillimisht nga “Page Six”. Më pas janë publikuar edhe fotografi të çiftit së bashku me të porsalindurën.
Sipas “TMZ”, këngëtarja 40-vjeçare dhe biznesmeni 42-vjeçar kanë zgjedhur të përdorin një nënë zëvendësuese për të sjellë në jetë fëmijën e tyre. Çifti nuk ka bërë të ditur arsyen e këtij vendimi.

Lady Gaga është fotografuar gjithashtu teksa mbërrinte në Los Angeles me një avion privat, duke mbajtur në krahë vajzën e saj të porsalindur.
Lajmi shënon një moment të rëndësishëm në jetën personale të artistes, e cila prej vitesh ka folur publikisht edhe për sfidat e saj shëndetësore.
Në dokumentarin e Netflix, “Gaga: Five Foot Two”, të publikuar në vitin 2017, këngëtarja foli hapur për dhimbjet kronike që përjeton për shkak të fibromialgjisë. Ndërsa në një intervistë të vitit 2020, ajo e përshkroi dhimbjen si një ndjesi që e përfshinte “nga koka te këmbët”.
Tashmë, Lady Gaga dhe Michael Polansky kanë nisur një kapitull të ri në jetën e tyre, atë të prindërimit, ndërsa emri Rose Bean Polansky është bërë pjesë e vëmendjes së fansave të artistes në mbarë botën.
Lady Gaga, 40, and fiance Michael Polansky welcomed their first child via surrogate https://t.co/6hYznFJf8p
— Daily Mail (@DailyMail) September 18, 2026

