Princi Harry bën paraqitjen e parë publike pas kthimit në Britani: Bëra mirë që u riktheva në tokën britanike
Princi Harry ka bërë paraqitjen e tij të parë publike që kur u kthye në Britani nga SHBA-ja me familjen e tij, duke thënë se ishte “mirë që u rikthye në tokën britanike”.
Duka i Sussex, 42 vjeç, mori pjesë në Darkën Gala dhe Çmimet e Invictus Spirit në Londër të enjten, ku mirëpriti miqtë dhe mbështetësit e Lojërave Invictus.
I pyetur se si po shkonte, Harry i tha revistës People: “Mirë. Është mirë që jam kthyer në tokën britanike.”
Këngëtarja dhe DJ britanike Sonique, një nga të ftuarit e famshëm në këtë event, gjithashtu e përshëndeti kthimin e Harry-t.
Gruaja e Harry-t, Meghan, Dukesha e Sussex, nuk mori pjesë në gala. Aktorja e dikurshme thuhet se ishte e përqendruar në ndihmën e fëmijëve të tyre, Princit 7-vjeçar Archie dhe Princeshës 5-vjeçare Lilibet, që të ambientoheshin me rutinën e tyre të re.
Familja mbërriti në Britani më 26 gusht dhe ka mbajtur një profil të ulët që kur është kthyer. Archie dhe Lilibet filluan të ndiqnin shkollën në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë këtë muaj.
Rusia paralajmëron Finlandën pas bashkimit me iniciativën bërthamore të Francës: Veprim i pamatur dhe i rrezikshëm
Vladimir Putin voton online në zgjedhjet parlamentare në Rusi (VIDEO)
Jared Kushner iu drejtua Putinit në zyrë: Lëri këto kërcënime boshe
- 17:31 BE-ja i përgjigjet Kurtit dhe Ramës për vendimin e Hagës: Ajo jep drejtësi të paanshme
- 17:21 Rusia paralajmëron Finlandën pas bashkimit me iniciativën bërthamore të Francës: Veprim i pamatur dhe i rrezikshëm
- 16:49 Vladimir Putin voton online në zgjedhjet parlamentare në Rusi (VIDEO)
- 16:40 Jared Kushner iu drejtua Putinit në zyrë: Lëri këto kërcënime boshe
- 16:35 Pentagoni publikon grupin e gjashtë të dosjeve për UFO-t
- 16:27 Rusia i kërkon Japonisë të tërheqë nga territori i saj sistemin raketor amerikan “Typhon”