Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

iPhone sapo e lançoi modelin e ri, 8 celularë iPhone 18 bllokohen nga dogana në aeroport

Shkruar nga Newsbomb
iPhone sapo e lançoi modelin e ri, 8 celularë iPhone 18 bllokohen
8 celularë iPhone 18 bllokohen nga dogana në aeroport

Dogana e Kosovës ka ndaluar një udhëtar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, në bagazhin e të cilit janë gjetur tetë telefona iPhone 18, të cilët nuk ishin deklaruar te autoritetet doganore. Sipas Doganës, vlera e përgjithshme e telefonave është rreth 15 mijë euro.

Në njoftimin e saj, Dogana thotë se kontrolli është kryer pas kalimit të bagazhit në skaner dhe dyshimeve të punonjësit të doganës.

iPhone sapo e lançoi modelin e ri, 8 celularë iPhone 18 bllokohen

“Gjatë ekzaminimit janë gjetur 8 (tetë) telefona të markës iPhone 18, të cilët nuk ishin deklaruar pranë autoriteteve doganore. Vlera e përgjithshme e këtyre mallrave është rreth 15,000 euro.

Mallrat janë ndaluar nga Dogana e Kosovës dhe rasti është proceduar për vazhdimin e procedurave doganore, përfshirë përcaktimin e statusit doganor dhe detyrimeve përkatëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në komunikatë.

Dogana e Kosovës thekson se mallrat në posedim nga udhëtarët duhet të deklarohen kur tejkalojnë kufijtë e lejuar ose kur kanë natyrë tregtare.

iPhone sapo e lançoi modelin e ri, 8 celularë iPhone 18 bllokohen

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese