web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trajneri i ri publikon listën e Portugalisë, merr vendimin për Ronaldon

18 Shtator 2026, 17:53, Sport CNA

Trajneri i ri publikon listën e Portugalisë, merr vendimin për

Jorge Jesus e ka nisur punën si trajner i Portugalisë duke përfshirë Cristiano Ronaldon në listën e lojtarëve për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve. 41-vjeçari vazhdon të jetë pjesë e përfaqësueses portugeze dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit të ri për katër takimet e planifikuara në këtë periudhë.

Ronaldo po i afrohet moshës 42 vjeç, ndërsa një tjetër shifër që shoqëron këtë periudhë të karrierës së tij është ajo e 1000 golave. Pavarësisht moshës, sulmuesi i Al Nasr vazhdon të ketë një rol në planet e Portugalisë dhe Jesus ka vendosur ta përfshijë në grumbullimin e tij të parë si trajner i përfaqësueses.

72-vjeccari ka bërë edhe disa zgjedhje të tjera në listën e Portugalisë. Mes emrave të grumbulluar është edhe portieri Samuel Soares, i cili aktivizohet te.

Në të njëjtën kohë, lista ka edhe disa ndryshime në krahasim me grupin e lojtarëve që ishte pjesë e Kupës së Botës. Guedes, Semedo, Hoze Sa, Nunes dhe Samu Kosta nuk janë përfshirë këtë herë në grumbullim. Ndryshimet prekin disa prej emrave që kishin qenë më parë pjesë e skuadrës, ndërsa Jesus ka vendosur të mbajë në dispozicion edhe disa alternativa të tjera për sfidat e radhës.

Kalendari i Portugalisë nis më 24 shtator, ku do të presë Uellsin në ndeshjen e parë. Tre ditë më vonë, më 27 shtator, Portugalia do të udhëtojë për t'u përballur me Norvegjinë. Dy ndeshjet e para do të pasohen nga një tjetër transfertë, këtë herë ndaj Danimarkës, më 1 tetor.

Seria e ndeshjeve do të mbyllet më 4 tetor, përsëri ndaj Norvegjisë, por këtë herë në fushën e Portugalisë. Në total janë katër takime nga 24 shtatori deri më 4 tetor, me Jorge Jesus që do të ketë mundësinë të nisë punën në stol me një grup ku përfshihet edhe Cristiano Ronaldo.

Trajneri i ri publikon listën e Portugalisë, merr vendimin për





Lajmet e fundit nga