Foto ilustruese
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Skraparit, ku një foshnje njëvjeçare dyshohet se ka dëmtuar dorën me një grirëse mishi.
Bëhet me dije se, pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, ajo është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Ndërsa mësohet se në Spitalin e Traumës, foshnja ndodhet në sallën e operacionit, nën kujdesin e mjekëve, dhe gjendja e saj shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.
Për rastin në fjalë, pritet që të ketë një reagim zyrtar nga ana e autoriteteve, ku do të sqarohen edhe rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Sondazh
Poll
