Serbia hap fabrikë për dronët izraelitë, Vuçiç: Kemi edhe tri të tjera gati
Serbia ka hapur një fabrikë të re për montimin e dronëve të projektuar në Izrael, duke zgjeruar bashkëpunimin me industrinë izraelite të mbrojtjes. Presidenti Aleksandar Vuçiç, i pranishëm në inaugurim, njoftoi se Beogradi planifikon të hapë të paktën edhe tri impiante të tjera me partnerët izraelitë.
Serbia zgjeron kapacitetet e saj në industrinë e dronëve dhe armëve. Presidenti Aleksandër Vuçiç inauguroi një fabrikë të re për montimin e dronëve të projektuar në Izrael, e ngritur në kuadër të bashkëpunimit mes industrive të mbrojtjes të dy vendeve.
Impianti pritet të punësojë rreth 100 persona dhe të prodhojë pajisje për Forcat e Armatosura të Serbisë, por edhe për tregje të tjera. Fabrika është ngritur në bashkëpunim me kompaninë izraelite Elbit Systems dhe kompaninë shtetërore serbe të mbrojtjes Yugo-import.
Vuçiç deklaroi se ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit dhe se Serbia planifikon të hapë të paktën edhe tri fabrika të tjera me partnerët izraelitë. Autoritetet serbe nuk kanë bërë publike shumë detaje mbi procesin e prodhimit. Sipas presidentit serb, gazetarët nuk u lejuan të vizitonin ambientet e impiantit për shkak të konfidencialitetit.
Hapja e fabrikës vjen në kuadër të përpjekjeve të Beogradit për modernizimin e kapaciteteve ushtarake dhe forcimin e industrisë vendase të mbrojtjes. Nga ana tjetër armatosja e Serbisë ngre shqetësimin te vendet e rajonit problemet që mund të sjellë militarizimi I një shtetit që ka pretendime territorial ndaj disa fqinje të tij.
Rusia rikthehet në një kompeticion të FIFA-s pas katër vitesh pezullim
Pse bankat evropiane po e heqin arin e tyre nga SHBA-të?
‘Krizë’ në Izrael, vendi përballet me mungesë trupash dhe pajisjesh ushtarake
- 18:02 Rusia rikthehet në një kompeticion të FIFA-s pas katër vitesh pezullim
- 18:02 Pse bankat evropiane po e heqin arin e tyre nga SHBA-të?
- 17:56 ‘Krizë’ në Izrael, vendi përballet me mungesë trupash dhe pajisjesh ushtarake
- 17:51 Zbulohen prapaskenat e bujshme, Mbretëresha Elizabeth donte t’i rikthente Dianës titullin mbretëror pas vdekjes
- 17:50 Çfarë të presim nga samiti Trump-Xi, nga tarifat te një marrëveshje e mundshme prej 30 miliardë dollarësh
- 17:47 Grabitet apartamenti i kardinalit Ernest Simoni në Firence, hajdutët morën 30 mijë euro e sende me vlerë