LIVE UPDATES
Bota

Konflikti në Jemen intensifikohet, sjell pasoja përtej rajonit

Rebelët Huthi kanë marrë nën kontroll pothuajse të gjithë vijën bregdetare të Jemenit në Detin e Kuq, duke i dhënë grupit militant, që është i rreshtuar me Iranin, kontrollin mbi Ngushticën Bab al-Mandab, një pikë kyç për tregtinë globale.

18 Shtator 2026, 18:14 Nga G.M
Konflikti në Jemen intensifikohet, sjell pasoja përtej rajonit
Luftëtarë të grupit militant jemenas, Huthi në Sana më 10 shtator.

Një konflikt që ka zgjatur prej vitesh në Jemen është intensifikuar javët e fundit, me pasoja që mund të shtrihen shumë përtej Lindjes së Mesme. Rebelët Huthi kanë marrë nën kontroll pothuajse të gjithë vijën bregdetare të Jemenit në Detin e Kuq, duke i dhënë grupit militant, që është i rreshtuar me Iranin, kontrollin mbi Ngushticën Bab al-Mandab, një pikë kyç për tregtinë globale.

Rebelët jemenas po ashtu kanë intensifikuar sulmet ndaj objekteve energjetike në Arabinë Saudite, që është kundërshtare e grupit dhe eksportuesja më e madhe e naftës në botë. Riadi u detyrua të mbyllte përkohësisht një tubacion të rëndësishëm nafte, pas një sulmi me dron, për të cilin fajësoi një milici pro-iraniane në Irak.

Përshkallëzimi i konfliktit mes rebelëve Huthi dhe Arabisë Saudite ka ndikuar në rritjen e fundit të çmimeve të naftës, të cilat më 15 shtator u rritën në 110 dollarë për fuçi, që paraqet nivelin më të lartë në disa muaj, përpara se çmimet të binin paksa.

Ekspertët paralajmërojnë se një mbyllje e zgjatur e tubacionit kritik Lindje-Perëndim të Arabisë Saudite, ose një përpjekje e rebelëve jemanas për të bllokuar Ngushticën Bab al-Mandab, përmes së cilës kalon rreth 6 për qind e naftës që tregtohet në botë përmes transportit detar, mund të shkaktojë tronditje në mbarë botën.

Edhe para përshkallëzimit të fundit të luftimeve në Jemen, tregjet e energjisë ishin tronditur dhe ekonomia globale ishte goditur nga lufta në Iran, e cila praktikisht ka mbyllur Ngushticën e Hormuzit, arterien më të rëndësishme të naftës dhe gazit në botë.

Megjithëse luftimet e mëdha janë ndalur pas luftës që nisi në fund të shkurtit, Teherani dhe Uashingtoni vazhdojnë të këmbejnë sulme sporadike, përfshirë ndaj mjeteve të transportit detar.

“Vazhdon të jetë një dinamikë e dy konflikteve: konfliktit mes Arabisë Saudite dhe rebelëve Huthi dhe konfliktit SHBA-Iran dhe që të dyja po ushtrojnë presion mbi tregjet ndërkombëtare të naftës dhe furnizimin ndërkombëtar me naftë”, tha Gregory Brew, ekspert i naftës dhe analist i lartë në Eurasia Group, me seli në Nju Jork.

Banka amerikane e investimeve Goldman Sachs ka paralajmëruar se çmimet globale të naftës mund të arrijnë në 120 dollarë për fuçi nëse konfliktet në Iran dhe Jemen vazhdojnë.

Shmangia e përshkallëzimit në Jemen

Dhjetëra persona janë vrarë në Jemen që kur rebelët Huthi javën e kaluar nisën një ofensivë të shpejtë kundër qeverisë së vendit, të njohur ndërkombëtarisht, duke marrë nën kontroll qytetin-port kyç të Mokhës dhe ishuj në Detin e Kuq. Arabia Saudite, e cila mbështet qeverinë e Jemenit, ka kryer sulme ajrore ndaj objektivave të rebelëve, ndërsa ata kanë lëshuar dronë dhe raketa drejt mbretërisë.

Riadi i është lutur Shteteve të Bashkuara për mbështetje ushtarake, por presidenti Donald Trump, duket se i ka refuzuar këto kërkesa. Rebelët Huthi arritën një armëpushim me Uashingtonin vitin e kaluar, pas një fushate disamujore bombardimesh amerikane.

Rebelët Huthi thonë se kanë sulmuar një anije në Detin e Kuq

Sipas raportimeve, rebelët Huthi i kanë dhënë garanci Uashingtonit se nuk do ta bllokojnë Ngushticën Bab al-Mandab dhe nuk do të sulmojnë anijet ndërkombëtare në Detin e Kuq, me përjashtim të anijeve saudite. Zyrtarët amerikanë u takuan me udhëheqësit e rebelëve jemenas në Omanin fqinj më 15 shtator.

“Nga këndvështrimi i SHBA-së, logjika është shumë e qartë”, tha Thomas Juneau, ekspert i Lindjes së Mesme dhe profesor në Universitetin e Otavës. Me SHBA-në që është në luftë me Iranin në Gjirin Persik dhe me më pak se dy muaj deri në zgjedhjet e mesmandatit, “presidenti Trump qartazi nuk dëshiron një tjetër batak në Jemen”.

“Edhe nga këndvështrimi i rebelëve Huthi, mendoj se ka një arsyetim të qartë”, shtoi Juneau. “Në vitin 2025, kur SHBA-ja i goditi rebelët Huthi, i goditi rëndë dhe i dëmtoi, duke u imponuar një kosto rebelëve”.

Sauditët përballen me “skenarë katastrofikë”

Ngjarjet në Jemen përbëjnë një prapakthim të madh për Arabinë Saudite, e cila në vitin 2015 nisi një ndërhyrje shkatërruese ushtarake në mbështetje të qeverisë së Jemenit, një vit pasi rebelët Huthi morën nën kontroll veriperëndimin e Jemenit, përfshirë kryeqytetin Sana.

Aleatët e Riadit në Jemen janë mposhtur dhe mbretëria saudite po përballet me sulme në rritje nga rebelët, si dhe nga grupe të tjera të armatosura në rajon që mbështeten nga Irani.

Dëmtimi i tubacionit Lindje-Perëndim të Arabisë Saudite ka kufizuar po ashtu aftësinë e vendit për të eksportuar naftë, duke ushtruar presion mbi furnizimet globale. Nuk është e qartë se kur tubacioni – rruga kryesore alternative e Riadit për eksportimin e naftës pas mbylljes së Ngushticës së Hormuzit – do të rifunksionalizohet.

Bota do të humbiste rreth 120 milionë fuçi nafte nëse tubacioni do të mbetej jashtë funksionit për një muaj, sipas kompanisë së inteligjencës së tregjeve të mallrave, Kpler.

“Për momentin, kemi thjesht një përputhje të skenarëve katastrofikë për sauditët: Ngushtica e Hormuzit është pothuajse plotësisht e mbyllur, Bab al-Mandab është të paktën pjesërisht i mbyllur dhe tubacioni Lindje-Perëndim është dëmtuar”, tha Juneau./Dosja.al

hudhi jemen rel

Sondazh

Poll

Rama: Euro e dobët, duhet reflektim te çmimet

Rama: Euro e dobët, duhet reflektim te çmimet

Zjarr në sektorin Rinia në Durrës, banorët dhe zjarrfikësit në luftë me flakët

Rama takime me furnitorë: Po fitoni më shumë se ç’e mban zakoni i mirë

Djali i Jakup Krasniqit: Nuk dorëzohemi, ajo që ndodhi në Hagë prek sakrificën e çdo dëshmori

Djali i Kadri Veselit: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore dhe drejtësia e tyre

Përfshihet nga flakët një automjet në një parkim nëntokësor në Fier, policia nis hetimet

Shkuan në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, 50 veteranët mbërrijnë në Portin e Durrësit

Ndizen tensionet në Prishtinë para protestës/ Policia kërkon dokumentet e identifikimit të...

Pagat e magjistratëve/ Rama: Gjykata Kushtetuese nuk i dikton Kuvendit si të votojë

Rama për pagat e magjistratëve: Askush nuk mund t’i diktojë Kuvendit kur të mblidhet

Rama: Lëvizjet e koordinuara mes shoqatave dhe gjyqësorit dëmtojnë Republikën e Shqipërisë

"SPAK dhe GJKKO janë dy suksese të reformës në drejtësi"/ Rama: KLP dhe KLGJ kanë falimentuar

Rama për opozitën: Të të përzënë nga protesta quhet “amanet mushkat, se kuajt ikën”

“Çështja Becchetti”/ Rama: E ka fituar arbitrazhin por do marrë zero lekë nga shteti shqiptar

Pagat e magjistratëve/ Rama: Të kërkosh rritje sa herë rriten pagat e të tjerëve është lajthitje

Rama për Gjykatën Kushtetuese: Detyra jote është të mos na lejosh ta ngremë dorën gabim...

Protesta e 110-të kundër qeverisë/ Qytetarët rrethojnë komisariatin nr.1, thirrje: Lironi çunat

Bardhi:Kompania që u kap me41kilogramë kokainë, përfitojë nga Qeveria1milion euro nga fondet e IPARD

Diskutimet për pagat e magjistratëve, kryeministri Edi Rama i bashkohet seancës në Kuvend

Marshim i protestuesve/ Policia bllokon hyrjet që të çojnë drejt Kuvendit

Tensione në Kuvend/ Balla- Muçit: E ke ndarë mandatin përgjysmë me Qorin

Dita e 110-të e protestës/ Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

U përplas me protestuesit, Luarasi: Në 730 komente kërkohej pushkatimi ose varja në litar

“Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te IA"/ Korreshi ironizon qeverinë

Protesta qytetare në Tiranë/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë, thirrje

“E qepi gojën”! Berisha për Ramën pas vendimit të Hagës: I futi thikën pas shpine Kosovës

“KAYO skandal i paparë”/ Berisha: Bëhet trafik armësh, e shëmtuar për një vend të NATO-s

Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Spiropali: UÇK u ngrit për të mbrojtur gratë e dhunuara

Balla akuzon Berishën: Takove rusin që hartoi raportin kundër UÇK-së, punove kundër Hashim Thaçit

Vendim i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët

"Evis Sala ka qenë studiuese e rrallë"/ Berisha lavdëron ish-Ministren, thirrje Spahiut...

Përplasje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve, policia shoqëron dy të mitur

Berisha në Kuvend: Jeni bërë ushtarë të Padronit dhe Yeffet-it, po i jepni paratë kompanisë së Ramës

Balla: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?!

Zhupa: Rama shkoi me avion special në Kosovë dhe kërkoi votën për Gjykatën Speciale

Pagat e magjistratëve/ Bardhi: Nuk mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Spahiu bën premtimin në Kuvend: Në janar 2027 do të jetë në Onkologjik

Protestuesit përplasen me policinë, shoqërohet Dritan Goxhaj

Vijojnë tensionet në protestë, qytetarët përmbysin kazanët e mbeturinave para selisë së PD

Protestuesit përplasen me efektivët, policia i’u bën thirrje qytetarëve: Lironi rrugën

Tension mes protestuesve dhe policëve, qytetarët nuk i ndalin thirrjet: Arrestoni Ramën

Pas heqjes së gardhit metalik, protestuesit nisin sërish marshimin drejt Kuvendit

Protestuesit heqin gardhin metalit të vendosur nga policia te Ministria e Brendshme

"Urime Zegjinesë për look-un e ri"/ Muçi: Mos harroni që janë 110 ditë protestë, rinia ju...

"Ta tregoj unë..."/ Tensione te Ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues

Muçi ironizon deputeten socialiste, Zegjine Çaushi i përgjigjet ashpër: O psikopat, na hape barkun

Tensione në protestën jashtë Kuvendit, qytetarët godasin me vezë efektivët e policisë

PD kërkoi heqjen nga Rendi pagën e magjistratëve, Balla: Sot i mbroni, dje i shanit dhe fyenit!

Vendimi i Hagës për liderët e UÇK-së/ Peleshi: Një vendim i dhimbshëm jo vetëm për Kosovën...

Me cigare në dorë/ Monika Kryemadhi bashkëbisedon me protestuesit para SPAK