Aktualitet

Kryebashkiaku Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në paraburgim, e hedh në allçi!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka thyer këmbën gjatë një ndeshjeje Futbolli, në ambientet e ajrimit të paraburgimit të Durrësit, ku ai ndodhet.

Sipas burimeve raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth dy javë më parë dhe Veliaj ka shkuar edhe në një spital privat në Tiranë për të bërë grafinë dhe për të hedhur këmbën në allçi.

Veliaj ndodhet në qeli prej shkurtit të 2025-ës dhe ndaj tij ka nisur gjyqi i themelit. SPAK ka ngritur ndaj Veliajt 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg, por kryebashkiaku i ka mohuar akuzat.

Tashmë, mbrojtja e Veliajt pritet që të dërgojë dosjen në Strasburg, ndërsa kryebashkiaku po i firmos vendimet për mbarëvajtjen e punës në kryeqytet nga qelia, pasi shkarkoi kryetaren e komanduar, Anuela Ristani.

Avokatët britanikë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kanë nisur procedurat për t’iu drejtuar Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg për çështjen e arrestit të tij.

Një javë më parë, mbrojtësit ligjorë i kërkuan SPAK-ut zhvillimin e një takimi më 10 shtator, me qëllim që Veliaj të firmoste aplikimin që do t’i dërgohet Gjykatës së Strasburgut.

Sipas informacionit të bërë të ditur nga mbrojtja e kryebashkiakut Veliaj, SPAK nuk e ka pranuar zhvillimin e takimit në datën e kërkuar. Avokatët pretendojnë se për refuzimin nuk u është komunikuar asnjë arsye.

LEXO EDHE: “Vendimi i Gjykatës së Lartë është kafkian”, reagojnë avokatët e huaj të Veliajt: Vë në provë nëse kontrolli kushtetues ka fuqi praktike

Pavarësisht kësaj, mbrojtja sqaron se procedura për dërgimin e çështjes në Strasburg do të vijojë. Aplikimi në Gjykatën e Stasburgut do të realizohet pa takimin e parashikuar mes Veliajt dhe avokatëve britanikë më 10 shtator 2026.

Mbrojtja e Veliajt synon që në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut të kundërshtojë çështjen që lidhet me arrestimin dhe masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

 

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.