18 Shtator 2026, 18:48
Nga E. D
Desada Metaj, Ilirjan Celibashi
TIRANË- Gazetarja Desada Metaj ka publikuar ditën e djeshme në portalin VNA dy shkrime investiguese per tenderat e dyshmitë që kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka kryer si titullar i Institucionit. Por pas publikimit të dy shkrimeve, gazetarja ka marrë mesazhe intimiduese nga Celibashi.
Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Metaj thekson se pas publikimit, është kontaktuar personalisht nga Celibashi, lidhur me shkrimet dhe i kam bërë të qartë se VNA është e gatshme të publikojë çdo sqarim zyrtar të KQZ-së për procedurat e tenderit.
Gazetarja thotë më tej se Celibashi më pas ka thirrur në zyrë subjektin që nuk ka fituar tenderin. Sipas saj, pas këtij takimi, pronari i subjektit, Granit Gjana, e ka telefonuar dhe i ka thënë se Celibashi i kishte kërkuar ta kontaktonte, me qëllim që ajo të mos merrej më me çështjen.
Gazetarja sqaron se nuk e njeh Gjanën dhe se ai nuk është personi që, sipas saj, ka denoncuar në VNA problematikat e pretenduara lidhur me tenderët e KQZ-së. Në reagimin e saj, Metaj thekson gjithashtu se kreu i KQZ-së i ka dërguar mesazhe dhe e ka telefonuar me një gjuhë të papërshtatshme për një zyrtar të lartë shtetëror.
Metaj shprehet se nëse KQZ-ja ka kundërshtime ndaj përmbajtjes së shkrimeve, institucioni mund të dërgojë një sqarim zyrtar, të paraqesë dokumentet përkatëse ose tu drejtohet institucioneve të drejtësisë. Metaj deklaron se mesazhet dhe telefonatat me kreun e KQZ-së mund t’ua vërë në dispozicion organeve të drejtësisë, ndërsa shprehet se do të vijojë të publikojë materiale bazuar në dokumente dhe të dhëna.
Reagimi i Desada Metaj:
Reagim i detyruar…
Dje VNA publikoi dy shkrime investigative lidhur me një tender në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Të dy shkrimet janë mbështetur në dokumente dhe në të dhëna zyrtare, të verifikueshme.
Pas publikimit, jam kontaktuar personalisht nga kryetari i KQZ-së, z. Ilirjan Celibashi, lidhur me këto shkrime. I kam bërë të qartë se VNA është e gatshme të publikojë çdo sqarim zyrtar të KQZ-së për procedurat e tenderit, për aq kohë sa ai sqarim vjen institucionalisht dhe lidhet me faktet e publikuara.
Një sqarim i tillë nuk erdhi.
Në vend të tij, sot kam mësuar se z. Celibashi ka thirrur në zyrë subjektin që nuk ka fituar tenderin. Pas këtij takimi, pronari i këtij subjekti, Granit Gjana, më ka telefonuar për të më thënë se z. Celibashi i kishte kërkuar të më kontaktonte, me qëllim që unë të mos merresha më me të.
Dua të sqaroj publikisht se nuk e njoh z. Granit Gjana dhe se ai nuk është personi që është ankuar në VNA për problematikën e tenderave në KQZ.
Ndërkohë, z. Celibashi më ka dërguar mesazhe dhe më ka telefonuar me një gjuhë që, për mendimin tim, nuk i shkon një zyrtari të lartë shtetëror, aq më pak drejtuesit të institucionit që administron zgjedhjet në Republikën e Shqipërisë.
E siguroj z. Celibashi se nuk më intimidon as me gjuhë juridike, as me presione politike, as me telefonata jashtë çdo standardi institucional.
Nëse z. Celibashi mendon se ka një problem me shkrimet e VNA-së, rruga është shumë e thjeshtë: të dërgojë një sqarim zyrtar, të paraqesë dokumente, ose t’u drejtohet institucioneve të drejtësisë. Për çdo rast, mesazhet dhe telefonatat me të mund t’i vë në dispozicion të drejtësisë.
Me drejtësinë, z. Celibashi ka më shumë afri profesionale.
Unë, ndërkohë, do të vazhdoj t’i qëndroj besnike të vërtetës dhe dokumenteve./Dosja.al
desada metaj ilirjan celibashi
Aktualitet
18 Shtator 2026, 18:46
Desada Metaj
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ndodhet në qendër të dyshimeve për manipulim të garave publike, pasi Agjencia e Proku...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 18:42
Desada Metaj
TIRANË- Tenderi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mirëmbajtjen e sistemeve teknologjike po shndërrohet në një nga skan...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 18:19
G.M
Ambulanca
ITALI- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një 42-vjeçare shqiptare e identifikuar si Lavd...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 17:18
E. D
Kardinali Ernest Simoni dhe pamje nga grabitja
ITALI- Një grabitje spektakolare ka ndodhur në banesën e kardinalit shqiptar Ernest Simoni, ...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 16:24
E. D
pamjet
DURRËS- Një vatër zjarri ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia. Të favorizu...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 16:26
G.M
Logoja e OSBE-së. Fotografi ilustruese nga arkiv
Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Ko...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 16:20
Elton Qyno
SPAK
TIRANË- Përgjegjësja e Thesarit Tiranë, Elmira Elmira Peti, është marrë sot në pyetje nga prokuroria e P...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 15:28
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë kundërshtuar formulën e re të pagave t...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 14:50
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Ermal Jauri është emëruar drejtor i ri i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Siguris...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 14:39
E.d
Pamje
ELBASAN- Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një një automjet është përplasur me barrierat m...