BE-ja i përgjigjet Kurtit dhe Ramës për dënimet në Hagë: Vendimet e Gjykatës duhet të respektohen
Bashkimi Evropian ka përcjellë një mesazh të qartë pas rea...
Bashkimi Evropian ka përcjellë një mesazh të qartë pas rea...

Bashkimi Evropian ka përcjellë një mesazh të qartë pas reagimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministrit Edi Rama, ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-drejtuesit e UÇK-së.
Ndërsa Kurti e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe Rama e ka quajtur “marre”, zyrtarët e Komisionit Evropian kanë mbrojtur pavarësinë e institucionit gjyqësor dhe kanë kërkuar respektimin e procesit ligjor.
Zëdhënësi i BE-së për politikën e jashtme, Christian Wigand, tha se Dhomat e Specializuara të Kosovës funksionojnë mbi bazën e procedurave të pavarura, të drejta dhe të paanshme. Sipas tij, përgjegjësia penale është individuale dhe vendimi i shkallës së parë nuk përbën fundin e procesit gjyqësor.
Wigand rikujtoi se të dënuarit kanë të drejtën e apelimit përpara një trupi tjetër gjykues, ndërsa u bëri thirrje aktorëve politikë dhe shoqërorë në Kosovë dhe rajon të shmangin deklaratat që mund të tensionojnë situatën.
“Shikoni, ajo që mund të them për këtë çështje është se Bashkimi Evropian merr shënim aktgjykimin e shkallës së parë në çështjen e Prokurorisë së Specializuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Dhomat e Specializuara të Kosovës japin drejtësi duke zhvilluar procedura gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të pavarura, të bazuara në parimin e përgjegjësisë individuale penale. Personat e dënuar, natyrisht, kanë të drejtë të apelojnë aktgjykimin para gjyqtarëve të pavarur të apelit, në një trup gjykues të veçantë të shkallës së apelit. BE-ja u bën thirrje të gjitha palëve dhe aktorëve në Kosovë dhe në rajon që të tregojnë përmbajtje”, tha Wigand.
Në të njëjtën linjë ishte edhe zëdhënësi për Zgjerimin, Guillaume Mercier, i cili tha se vendimet e Dhomave të Specializuara duhet të respektohen, duke theksuar se drejtësia për viktimat dhe familjet e tyre mbetet një element qendror i procesit.
“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një organ gjyqësor i paanshëm dhe i pavarur. Aktgjykimet e tyre duhen të respektohen dhe personat e dënuar kanë të drejtë të apelojnë. Kjo ka të bëjë me përgjegjësinë individuale dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Ne u bëjmë thirrje aktorëve në rajon që të ndihmojnë në shërimin e plagëve të së kaluarës. Vetëm përmes pajtimit vendet e rajonit mund t’i tejkalojnë ndarjet dhe të ecin përpara drejt një të ardhmeje të përbashkët, drejt Bashkimit Evropian”, tha ai.
BE-ja u bëri thirrje vendeve të rajonit që të përballen me të kaluarën përmes dialogut dhe pajtimit, si rruga për të kapërcyer ndarjet dhe për të avancuar drejt integrimit evropian.
Vendimi i shkallës së parë, i shpallur më 16 shtator, dënoi Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vite burgim, Kadri Veselin me 18 vite dhe Rexhep Selimin me 13 vite burgim./ CNA
Një grabitje e pazakontë ka ndodhur në zonën e Piazza Duom...
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar sërish në lidhje me ...
Deputeti i PD-së Enno Bozdo ka reaguar për takimin e kryem...
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu ka komentuar audiopërgjimet e i...
Në një seancë maratonë Kuvendi ka miratuar projektligjin e...
Shqipëria rezulton ndër rastet e veçanta ku shpenzimet për...
Gjykata e Tiranës vendosi të lërë në masën e sigurisë “arr...
Një vatër zjarri ka rënë sot në malin e Moravës në Korçë. ...
Përveç muzikës dhe serenatave, nata e parë e “Serenights F...
Prokuroria e Posaçme po merr në pyetje drejtoreshën e Thes...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se ka shumë shpresë...
Kreu i PD-së Sali Berisha, i ftuar në emisonin Opinion me ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për ç...
Kreu i PD-së Sali Berisha në emisionin Opionin me Blendi F...
Në ditën e 110 të protestës, qytetarët kanë shkuar përpara...
Kreu i PD-së Sali Berisha i ftuar në emisionin Opinion u p...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në emisio...
Kreu i PD-së Sali Berisha i ftuar në emisionin Opinion me ...
Në ditën e 110 të protestës, qytetarët kanë nisur fjalimet...
Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet, pas padisë së bërë ...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar masivisht drejtuesi...
Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në Shk...
Policia e Shtetit ka finalizuar fazën e radhës të operacio...
Arrestohen në Itali dy shtetas të dënuar/akuzuar për tenta...
Fermerët e fshatit Biranj në Korçë po përballen me pasoja ...
Për shumë familje shqiptare, mbyllja e muajit mbetet një m...
Edhe për ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kush...
Numri i personave mbi 64 vjeç që vijojnë të jenë të punësu...
Ish-i dërguari i SHBA-ve në Kosovë Christopher Hill në një...
Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë...
Policia ka filluar zhvendosjen e qindra emigrantëve në Ceu...
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetic ka reaguar pas një d...
Shkrimtari, skenaristi dhe diplomati i njohur, Ylljet Aliç...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “...
Ka nisur mbrëmjen e sotme edicioni i tretë i “Serenights F...
Në fillim të viteve 1930, shoqëria shqiptare po përjetonte...
Kalimi nga puna informale në një deklarim të plotë mund të...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 79.4 lekë dh...
Qeveria propozoi të krijojë rezervën strategjike të naftës...
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka shpallur G.P.G. COMP...