Nga Dinamo e Zagrebit drejt Lindjes së Mesme, zbulohet destinacioni i ri i sulmuesit Arbër Hoxha

18 Shtator 2026 | 18:55

Arbër Hoxha ka mbyllur aventurën e tij te Dinamo Zagreb, duke u transferuar te Al Wahda në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas raportimit të “Sportske Novosti”, transferimi është kryer për shumën e 2,5 milionë eurove, ndërsa klubi kroat ka ruajtur 10% të kartonit të futbollistit në rast të një rishitjeje të ardhshme.

Largimi i Hoxhës nga Dinamo Zagreb vjen disi papritur, pasi Lindja e Mesme nuk ishte konsideruar më herët si destinacioni i preferuar për sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

Hoxha e mbyll aventurën në Kroaci me 117 paraqitje, 14 gola dhe 15 asistime.

Ai iu bashkua Dinamos së Zagrebit në janar të vitit 2024 dhe gjatë kësaj periudhe fitoi dy tituj kampionë dhe dy Kupa të Kroacisë.

Sulmuesi shqiptar ishte titullar edhe dy ditë më parë në ndeshjen ndaj Hapoel Be’er Shevas në Ligën e Europës, përpara se të finalizonte transferimin e tij të ri.

Klubi i Al Wahdas është me bazë në Abu Dhabi, ndërsa Hoxha bëhet një tjetër futbollist i Kombëtares shqiptare që zgjedh të vazhdojë karrierën në Lindjen e Mesme.

Pas Berat Gjimshitit dhe Nedim Bajramit, Hoxha është emri i radhës që largohet nga futbolli evropian për një aventurë në këtë rajon.

Ndërkohë, Armando Broja mund të jetë lojtari i radhës i Kombëtares që transferohet drejt Emirateve të Bashkuara Arabe.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pavarësisht moshës, Ronaldo ftohet nga Portugalia! Jorge Jesus zbulon arsyen

Sulmuesi i Al Nassr vazhdon të jetë pjesë e planeve të përfaqësueses portugeze, pavarësisht raportimeve se po e konsideronte pensionimin pas Kupës së Botës. Cristiano...
18:40 | 18/09/2026

Tragjedi në Itali, kamioni i plehrave përplas për vdekje 42-vjeçaren shqiptare

Një 42-vjeçare shqiptare ka humbur jetën pasi u përplas nga një kamion plehrash në San Dona di Piave, pranë Venedikut, në Itali. Aksidenti ndodhi pak...
17:43 | 18/09/2026

Djali i Hashim Thaçit i bashkohet protestës: Populli është me UÇK-në, besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i është bashkuar protestës së qytetarëve në Prishtinë pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë...
23:35 | 17/09/2026